🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▼0.11%
DOW 52,416 ▲0.46%
NASDAQ 26,502 ▼0.79%
NAFTA 95.77 ▼0.76%
ARI 4,210 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,910 ▲ +0.14% ETH $2,455 ▲ +2.5% XRP $1.3257 ▲ +0.25% SOL $105.5400 ▲ +0.83%
S&P 500 7,736 ▼0.11 % DOW 52,416 ▲0.46 % NASDAQ 26,502 ▼0.79 % NAFTA 95.77 ▼0.76 % ARI 4,210 ▲0.96 % S&P 500 7,736 ▼0.11 % DOW 52,416 ▲0.46 % NASDAQ 26,502 ▼0.79 % NAFTA 95.77 ▼0.76 % ARI 4,210 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Kemi nisur me dosjen Sazan-Zvërnec, do vijojmë me KAYO-n. Faktet do jenë përballë “zhurmës” dhe të pavërtetave

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re “Flamingo Mirror”, një ndërfaqe online e “Pasqyrë Albania”, e cila synon të ofrojë për qytetarët dokumente zyrtare, të dhëna, referenca ligjore dhe informacion të detajuar mbi çështje dhe projekte me interes publik.

Sipas Ramës, platforma do të shërbejë si një burim publik ku qytetarët mund të konsultojnë drejtpërdrejt dokumentet dhe materialet zyrtare që lidhen me dosje të ndryshme qeveritare. Dosja e parë e publikuar në platformë është ajo që lidhet me Sazan-Zvërnecin. Sipas tij, qëllimi i platformës është që qytetarët të kenë mundësi të shohin vetë dokumentet, të lexojnë burimet dhe të dallojnë faktet nga pretendimet e tjera që qarkullojnë në hapësirën publike.

Kryeministri bëri të ditur se platforma do të zgjerohet me dosje të tjera që kanë qenë objekt diskutimi publik.

“Do të nis me dosjen më tërheqëse të vendit, sot me dosjen e Sazan-Zvërnecit. Është një burim i cili do t’u shërbejë të gjithëve. Do t’u shërbejë qytetarëve për të parë se çfarë është e shkruar në të gjithë dokumentet zyrtare dhe çfarë thonë materialet e një dosjeje qeveritare.

Në këtë “Pasqyrë të Flamingos” ne do të vendosim vazhdimisht çdo dosje qeveritare, me një vëmendje të posaçme. Jemi duke përgatitur me skuadrën edhe disa tema të tjera dhe shumë shpejt do të vendosim edhe dosjen e KAYO-s, që është përfolur në kanalet sociale dhe hapësirat mediatike. Po ashtu, Milot-Balldreni ka qenë një tjetër temë që është diskutuar mbi trillime dhe gjysmë të vërteta”, tha Rama.

Rama tha se kjo platformë ka si komponent edhe mbledhjen e pyetjeve të qytetarëve në kohë reale dhe publikimi i përgjigjeve zyrtare. Rama tha se platforma do të fokusohet te dokumentet dhe burimet zyrtare, duke përjashtuar, sipas tij, retorikën politike.

“Është një komponent i “Pasqyrës Albania”, që pjesë e saj do të jenë edhe mundësia për të ndjekur në kohë reale çdo projekt qeveritar, çdo projekt publik, çdo veprim publik të financuar nga taksat e qytetarëve. Po ashtu, në “Pasqyrën e Flamingos” ka edhe një komponent tjetër, që janë pyetjet e mbledhura në kohë reale dhe përgjigjet zyrtare. Në “Pasqyrën e Flamingos” nuk ka retorikë politike, por vetëm gjuhë faktesh të mbështetura në referenca ligjore dhe dokumente zyrtare. Ky është qëllimi dhe është një pasqyrë në përditësim të vazhdueshëm”, tha ai.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.