☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,698 ▼0.61%
DOW 53,402 ▼0.11%
NASDAQ 26,301 ▼1.29%
NAFTA 84.03 ▲0.35%
ARI 4,411 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,669 ▲ +0.49% ETH $1,914 ▲ +0.3% XRP $1.0026 ▲ +0.23% SOL $77.1500 ▲ +1.78%
S&P 500 7,698 ▼0.61 % DOW 53,402 ▼0.11 % NASDAQ 26,301 ▼1.29 % NAFTA 84.03 ▲0.35 % ARI 4,411 ▼1.4 % S&P 500 7,698 ▼0.61 % DOW 53,402 ▼0.11 % NASDAQ 26,301 ▼1.29 % NAFTA 84.03 ▲0.35 % ARI 4,411 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

Konferencën e kësaj të mërkure, 24 qershor, kreu i PD, Sali Berisha e nisi me akuza kundër qeverisë së Edi Ramës, duke iu referuar objekteve që sipas tij janë në pritje për t’u ndërtuar në jug të vendit.

Sipas kreut të PD investitorët kanë dritëhije, ose janë trafikantë drogë që mbështeten nga qeveria. Prandaj ai iu drejtua me një thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve ligj zbatuese ndërkombëtare duke iu bërë thirrje që të bëjnë një hetim të thelluar të të gjitha atyre kompanive të cilat sipas tij kanë mbështetjen e qeverisë për të investuar në Shqipëri.

Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë për projekte të reja në jug të vendit, ai shtoi se kryeministri Rama ka projektuar 523 resorte e hotele në zonat turistike.

“Edi Rama e trajton Shqipërinë si një sulltanat të tij, si një pronë private dhe regjimin e tij si një regjim kolonial ndaj shqiptarëve. Mediat kanë zbuluar librin famëzi Dosja, në të cilin Edi Rama ka projektuar 523 resorte, hotele, zhvillime në zonat turistike. Nga të cilat, njëlloj si të ishte pronë e tij, përjashton tërë këtë infrastrukturë gjigante 10 vite nga taksat. Ky është sistem tipik kolonial.

Nuk ka asgjë të përbashkët me ligjin themelor të shtetit, Kushtetutën, por edhe ligjin ndërkombëtar të investimeve. Të imagjinosh zhvillimin e dhjetëra dhjetëra milionë metër katror troje të zonave më turistike, si butikët në aeroport pa taksa, do të thotë të vendosësh atë sistem nga i cili njerëzimi është ndarë prej kohësh.

Shqipëria është nga më të paktat vende në punë ku miliarderët vijnë dhe marrin miliona litra naftë me një të katërtën e çmimit që blen fermeri shqiptar. Dhe tani në librin e tij, Edi Rama, të mbajtur sekret ndaj shqiptarëve, të papublikuar ndonjëherë, rreshton 523 projekte për zhvillim, ndërtim në të katër anët e vendit”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.