“Je i marrë fund, je i pashpresë”, Berisha i përgjigjet Ramës për paketën anti-dhunë dhe paralajmëron vijimin e prot
Kryedemokrati Sali Berisha e quajti kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj protestës, paketën anti-dhunë të lançuar nga kryeministri Edi Rama këtë të dielë. Por, thotë se kjo paketë nuk e shuan dot protestën.
“Këto kërcënime i them mbaji për vete, se s’do mundesh kurrë të ndalosh asnjë njeri të dalë jashtë shteti, kanë ikur ato kohëra. Riktheu ligjin agjitacion-propagandë. Edi Rama përmend gjoba, përmend dokrra, përmend shkopa, çfarë nuk përmend. Je i marrë fund, je i pashpresë”, tha mes të tjerash Berisha.
Policët, që në krye të detyrës po përballen prej ditësh me linçimet e tij, i quajti sërish kriminelë me uniformë, duke akuzuar se po përdorin pa kriter plumbat e gomës mbi protestuesit.
“Kriminelë me uniformë të paguar, vrasës të paguar, shkrehin plumba mbi qytetarët në protestë. Përdorimi i armëve me plumba gome lejohet vetëm në gjymtyrët e poshtme, kurse pas bekimit të Padronit, i cili i thotë se je treguar i butë me kundërshtarët, jep urdhër, e dëgjuan të gjithë, mos i kurseni. Si mund të japësh ti një urdhër të tillë? Ti je xhelat. Absolutisht por atë urdhër do marrësh dënimet më të rënda, ti dhe ata vrasës të paguar që qëllojnë jashtë të gjitha kondicioneve ligjore”, shtoi Berisha.
Partia Demokratike ka dalë hapur si një prej organizatoreve të dhunës, por Sali Berisha pohon me zë e figurë se nuk do të tërhiqet nga protesta.
Ai thotë se edhe thirrjet që bëhen kundër PD në protestë, bëhen nga njerëz të paguar dhe ekstremistë të majtë.
“Këta janë kriptoramistë, të paguar një pjesë e tyre, ose edhe ekstremistë të majtë me agjentë të policisë kriminale dhe menduan se me këtë slogan do të na impresiononin ne dhe do na frenonin”, përfundoi Berisha.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.