Berisha akuza SPAK: Heshti kur Rama propozoi ligjin që i jep goditje hetimit
Revolta e kryedemokratit Berisha për ndryshimet e propozuara nga kryeministri Rama për Kodin e Procedurës Penale kap edhe prokurorët e SPAK-ut. Sipas Berishës, ky institucion i akuzës heshti “si fija e barit” për këto ndryshime, në vend që të ishte i pari që t’i kundërshtonte, pasi, sipas tij, ato cenojnë shtetin e së drejtës dhe vetë hetimin.
“Heshtja e tyre nënkupton se këta janë pjesë e komplotit që i bëhet këtij vendi për t’i shkatërruar hetuesinë. Tani që në skenë erdhi Edi Rama me hajdutët e tij, kemi të bëjmë me një marrëveshje midis tyre dhe Edi Ramës. Ky është një seksion i shpifur i Partisë Socialiste, me një marrëveshje trilaterale: Padrino, SPAK dhe dhomë avokatie. Çfarë qenka kjo, të gjobitësh qytetarët pse thirresh për të dhënë një sqarim, një dëshmi, të marrësh avokat me vete? E kuptoni apo jo?”, deklaroi Berisha.
Kuriozitetit mediatik nëse kishte zhvilluar një takim në ambientet VIP të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak ditë më parë, kur rastësisht u takua me kryeministrin Rama, sapo ky i fundit ishte kthyer nga SHBA-ja, kryedemokrati iu përgjigj me ironi dhe batutë.
“Unë po shkoja në Strasburg, ku pata takime të shkëlqyera. Ai u kthye nga Amerika, ku u takua me Pirinin dhe Taulant Ballën. A mund të imagjinojë kush që të takojë unë një njeri që nuk takon njeri? Po kurrën e kurrës, as mund ta dëgjoj, as denjoj t’ia hedh shikimin atij”, tha Berisha.
/RTSH/
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.