Projektligji për Shqipërinë me 46 bashki, Bylykbashi: Asnjë deputet i vjetër mes propozuesve
Projektligji i propozuar nga Partia Socialiste për ndarjen e re territoriale të Shqipërisë, me 46 bashki, është kundërshtuar nga deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve.
Gjatë diskutimeve, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi e cilësoi propozimin si një shkelje të Kushtetutës dhe të interesit të qytetarëve. Sipas tij, mënyra e hartimit të reformës dhe procedurat e ndjekura ngrenë pikëpyetje mbi legjitimitetin e procesit.
“Reforma Territoriale, sipas propozimit të PS-së, është shkelje e Kushtetutës dhe e interesit të qytetarëve”, deklaroi Bylykbashi gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.
Në projektligjin e propozuar nga mazhoranca, parashikohet riorganizimi i territorit të vendit në 46 bashki, ndërsa në listën e propozuesve figurojnë:
Arbjan Mazniku
Romina Kuko
Ondi Bejleri
Aulona Bylykbashi
Ardit Bido
Klevis Jahaj
Agron Malaj
Adi Qose
Ermal Pacaj
Ermal Elezi
Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi vuri në dukje gjithashtu përbërjen e listës së propozuesve, duke deklaruar se “nuk ka asnjë deputet të vjetër” mes tyre.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.