Politika

Berisha: Basha kishte të drejtë të largonte Topallin dhe Patozin

berisha-basha-kishte-t-euml-drejt-euml-t-euml-largonte-topallin-dhe-patozin_hdDuke komentuar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, kryetari i përhershëm i saj, Sali Berisha thotë se Luluzim Basha kishte të drejtë të largonte Topallin dhe Patozin.

“Nëse këta dhanë dorëheqje të parevokueshme nuk do të thotë se këta nuk kanë të drejtë të kenë ambicie të tjera në të ardhmen. Por ky kryetar ka të drejtë për ata dhe për mua të ketë nënkryetarët me të cilët do të punojë, të ketë Sekretarin e Përgjithshëm dhe të tjerë, pra të ketë ekipin e tij. Në këtë drejtim për këta të dy e kam fjalën unë nuk di se u shmang me ndonjë qëllim të caktuar, ata shmangën veten e tyre”, u shpreh Berisha në një intervistë për “ABC News”.

Duke folur për bojkotin, Berisha tha se, “ky është bojkoti i parë në histori jo vetëm në Shqipëri por edhe që di unë, i cili është i justifikuar nga qendra e djathtë Evropiane. ..Këto parti kanë miratuar gjashtë javë më parë një rezolute e cila nuk ekziston kurrë në arkivat e tyre me fjalët më të ashpra që mund të behet”.

Berisha është mosbesues tek arritja e një marrëveshjeje edhe me ndërmjetësimin e Parlamentit Evropian. “Jam skeptik, sepse unë jam i bindur se Edi Rama nuk e do kurrë opozitën në parlament”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button