Politika

Berisha: Ben Blushi mund të jetë Tsiprasi shqiptar

Pas analizave te deputetti socialist reagon deputeti demokrat Sali Berisha i cili ka bërë një shkrim të gjatë për Ben Blushin.

BERISHAAi përpiqet të bëjë diversion, duke thënë se Blushi mund të jetë Tsiprasi shqiptar.

“Te dashur miq, Blushit i ka hy mendja thelle. Kesaj here, e treta e verteta, te behet lider, me sakte ai do te behet si te thuash, Cipra­s i Shqiperise! Ne keto ethe ciprafilie por dhe cipramanie, ai, para votimit, botoi editorialin per te shpjeguar voten e tij per Cipra­n dhe shkoi ne Selanik dhe votoi per te, me disa dokumente te vjetra te emigracionit te viteve 90­te. Pas fitores se Cipra­s enturazhi i tij iu hodh ne qafe, e perqafoi dhe e uroi per suksesin e idhullit te tij, duke i thene se ai do te ishte Cipras i tyre.

Mesazhe urimi mori edhe nga Prishtina. I inkurajuar shume nga keto zhvillime, Blushi menjehere krijoi ekipin e tij. Ai se bashku me miqte e tij me te ngushte, nder te cilet edhe i “miri i gjyshes”, qe pati nje sukses te veterte me tregimin “Inocenca e Mrikes”, u nisen per Prishtine. Natyrisht ekipit te

Ciprizimit te Blushit iu bashkua edhe keshilltari i Rames per kozmopolitizmin, apo te themi deshmitar rezerve i Rames per deshmi mediatike te rreme, te cilat nuk ja merr kush persiper ne Shqiperi, perfshi ketu edhe papagallin Nr. 1 qe iu tha shqiptareve ne “Opinion” se Reformato i avionit te droges hodhi

rroten e avionit sepse i telefonoi Berisha. Ekipi, me te mberritur ne Prishtine organizoi ne nje mjedis luksoz privat nje darke pune frymezuese, ne te cilen para dhe pas pijeve konkluzioni ishte vetem nje, Shqiperia pret me padurim Cipra­n e saj dhe se ky nuk mund te jete askush tjeter perveç Blushit.

I frymezuar nga darka dhe per te dhene prova taze ekipit, Blushi nisi betejen e cipirizimit me lotet e tij per te varferit!

Ne nje mesazh qe me nisi direkt nga darka, njeri nga te pranishmit me pyeti se si e vleresoja une nismen e re te Blushit. Nuk e di pse por dhe pa dashjen time pyetja me zgjoi keqardhje, jo se une kam ndonje ndjeshmeri te vecante per Blushin por sepse mua, nga profesioni im i mjekut por dhe arsye tjera, gjithnje me duhet te qendroj ne anen e viktimes. Une jam i vetmi qe i dua shkrimet e tij edhe pa ja lexuar, dhe kjo per faktin e vetem se ai gjate jetes ka patur dy ndeshkime te renda dhe krejtesisht te pamerituara. Keto ndeshkime, qe ne te vertete ishin nga fati dhe per jo per faj te tij, e kane denuar me pameshire, dhe duket perfundimisht, Blushin, per te mbetur liderush”, shkruan Berisha.

Berisha i kujton librin e të atit, “Beni ecën vetë”, duke thënë se ai është mallkimi i tij, pasi e ka vuajtur si kompleks.

“Ai edhe sot mendon gjithnje se, pikerisht ne ate roman, ne ate thagme te Kiços, qendron drama e tij personale ne karrieren politike. Ai qe ne fillim te viteve 90 iku nga une menjehere sapo dyshoi se une mund ta shihja ate edhe si personazhin e romanit qe i nxiu jeten. Por dhe ne PS ai beson se ishte pikerisht personazhi i “Beni ecen vete” qe e pengoi ate te behej kryeminister ne kohen qe PS i nderronte kryeministrat ne çdo sezon. Ai nuk mund te pranonte kurre qe Majko e Meta & kompani, mund te ishin kryeministra e lidera para tij. Atij i dukej se mungesa e gjere e

mbeshtetjes lidhej pikerisht me nenvleftesimin qe kishte mbetur ndaj tij per shkak te “Beni ecen vete”, shkruan Berisha.

“Dora dores vitet bene punen e tyre dhe kompleksi Blushi “vogelushi” apo Blushi “bibilushi” pothuajse u zhduk”, vijon ai.

Dhe në fund, e mbyll me një inkurajim për të:

“Gjenerali i njohur gjerman Liman fon Sanders shkruan diku per Ataturkun se ai kishte guximin, mprehtesine, ambicien, aftesite por dhe fatin, pa te cilin nuk do mund te ishte lider. Edhe Blushi i ka te gjitha per t’u bere nje Cipras ne Shqiperi, por jo fatin, pa te cilin do mbetet Cipurush”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button