Politika

“Berisha është e vjetra, duhet të ikë”- Ish-këshilltari i PD ia thotë troç Berishës: Nuk të duan

Neritan Sejamini, ish-këshilltar i PD, e pyeti Sali Berishën në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se pse nuk merr rreth vetes të rinj që të ndryshojë Partinë Demokratike dhe imazhin e saj në sytë e opinionit pulbik dhe të të huajve. Kryetari i PD-së tha se këtë proces po e bën me primaret.

Neritan Sejamini: Sot PD-ja të flasë dhe të sqarojë të huajt. Të huajt kanë një problem kryesor. Ata thonë: Ne duam që të zhvillohet demokracia, Berisha ka qenë kryeministër, ka patur akuza për korrupsion, është e vjetra, le të ikë ai dhe të vijnë ca të rinj. Po sikur ju në krye të PD-së të jeni të rrethuar nga 10-15 nga ata të rinjtë që japin një vizion tjetër për të ardhmen, kanë një gjuhë tjetër, që flasin me të huajt me gjuhën e tyre, ndoshta edhe qëndrimi i ambasadorëve dhe ndërkombëtarëve do të jetë në një dritë më pozitive. Por nëse PD mbetet e mbyllur dhe e vetmja gjë që diskututojmë jeni ju që flisni, kjo e vë në vështirësi.

Sali Berisha: Unë kam respekt të veçantë për ambasadorët, por jo për ata që tregojnë mungesë totale respekti për vendin.

PD po rindërtohet sot mbi parimet më të drejta. Ti fole për një grup të rinjsh që duhet të jenë. Nëse duhet të jemi të vërtetë primaret janë porta më e hapur, më dinjitoze për çdo të ri që do që të angazhohet në politikë dhe PD po e bën këtë.

Kjo është forma më e vërtetë. Prandaj edhe tjetri ka ardhur nga ana e anës për të marrë pjesë në primare, prandaj edhe personalitetet po marrin pjesë në primare dhe këto janë me të vërtetë të atyre që garojnë, jo të kryetarit dhe të kryesisë. Ky është një hap, një mekanizëm, por edhe të tjerë do të ketë. Kjo është një betejë e një rëndësie jetike.

Nëse dikush mendon se do t’i diktojë këtij vendi me 1000 halle se kush duhet të hyjë apo jo në parlament, kjo ndodh vetëm në ish-sistemet koloniale dhe kurrë midis vendeve të lira. Pse ndodhi? Mafie, mafie dhe vetëm mafie e Xhorxh Sorosit dhe unë e di mirë se çfarë flas, por unë mbroj interesat, sovranitetin dhe dinjitetin e vendit tim.

Neritan Sejamini: Doktor, shqiptarët kanë nevojë që të dëgjojnë edhe një “këngë” tjetër, më optimiste.

Sali Berisha: Jam plotësisht dakord, por situata është kjo. Steve Jobs e bënë copash, por u rikthye (në Apple). Çfarë nuk i bënë atij. Nuk them se jam ai, por historia e rikthimit është kjo. I ndodhi edhe Injaco Lulës, që e futën në burg, por pas dy mandatesh 6-7 vjeçare sot është president i Brazilit. Pra rikthimet janë të rralla, por janë të suksesshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button