Politika

Berisha: Ilir Meta e pranoi krimin kur tha se akuzën për vrasje ndaj meje, e mbajti sekret!

“Ilir Meta e pranoi mbrëmë krimin e tij të shëmtuar!” – Këtë përfundim ka nxjerrë ish-Kryeministri Berisha, pasi ka dëgjuar intervistën e kryeparlamentarit në njërën prej mediave kombëtare, ku e konsideron si të pabesueshëm dhe ironik, faktin që Meta të kishte mbajtur të fshehur për 6 muaj një akuzë për vrasje ndaj Sali Berishës.

berishaDuke kaluar në filtrin e tij të gjykimit, deklaratat e Metës, Berisha ka shkruar sot në rrjetet sociale: “Ilir Meta, mbrëmë në “Opinion”, de fakto pranoi autorësinë e skenarit të vrasjes me porosi të deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

Meta pranoi autorësinë se në përgjigje të pyetjes se përse e mbajtët midis jush për 6 muaj dhe nuk i denoncuat akuzat e Doshit në Prokurori ai deklaroi:

Nuk isha unë (Meta) i akuzuar nga Doshi dhe se Tom Doshi akuzoi Ilir Metën vetëm pasi ai u përjashtua nga grupi i PS. Me këtë megamashtrim të paskrupullt, Meta iu tha shqiptarëve se një akuzë për vrasje ndaj Sali Berishës ai e mbajti sekret 6 muaj me radhë?!

Meta pohoi fajësinë e tij. Ai, i detyruar, pohoi akuzën e PD se personalisht, pas akuzave direkte ndaj tij, ai për të akuzuar opozitën, thirri në takim familjarë të deputetit Fufi, të cilët i informoi se Sali Berisha ka planifikuar vrasjen e vëllait të tyre.

Mbrëmë në “Opinion”, Ilir Meta, pyetjeve për akuzat direkte të Doshit dhe Bamit ndaj tij për implikimin në skenarin ogurzi, iu përgjigj duke zhurmuar 236 herë me emrin “Doktori, doktori, doktori” duke dëshmuar kështu se implikimi i tij në vrasje ka tronditur të gjithë qënien e tij.

Të dashur miq, 12 marsi është 20 shkurti ynë i dytë. Ndaj ftoj çdo shqiptar, pa dallime partiake, të bashkohemi kundër klikës në pushtet, që pasi organizoi skenarin e vrasjes së dy deputetëve, e mbajti atë për 6 muaj si një çshtje midis tyre; ngarkoi për hetim kryetarin e PS për Tiranën, Sajmir Tahirin’ organizoi atentat ndaj Fationit të LSI, që i besuan sekserin dhe pagesën e parave të vrasjeve në emër të Ilir Metës; i organizuan atentat Bamit që do vriste dy deputetët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button