🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,992 ▼ -0.22% ETH $2,245 ▲ +0.12% XRP $1.1730 ▼ -1.85% SOL $89.9800 ▼ -0.54%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha: Integrimi europian kërkon luftë më të fortë kundër korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me konferencën ndërqeveritare të zhvilluar në Bruksel, duke e akuzuar atë për mashtrime, korrupsion dhe shkelje të parimeve të transparencës.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha tha se ,“Për sa i përket IBARI-t, të gjithë shqiptarët sot e morën vesh se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provohen se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës.”

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për sipërmarrje digjitale që, sipas tij, përdoren për të vjedhur qytetarët. Berisha solli shembuj krahasues mbi kostot e projekteve digjitale:

“Dje, ju patë në kuvendin e Partisë Demokratike avatarin ‘Skënderbe’ i cili ka kushtuar gjithsej 100 euro, ndërkohë avatari i Edi Ramës, Diella ka kushtuar rreth 4 milionë euro.”

Berisha u shpreh se me Edi Ramën integrimi europian nuk është i mundur.

“Me Edi Ramën integrim nuk ka dhe nuk mund të ketë, sepse Shqipëria digjitale po përdoret për të rrjepur qytetarët.”

Ai shtoi se projektet e reja digjitale janë vetëm një vazhdim i korrupsionit, sikurse ai tha, “AKSHI i lindave u damkos si organizatë e strukturuar kriminale, ndaj Rama krijoi një AKSH të ri që e quajti ‘Albanian Digital Solution’, për të vazhduar vjedhjet.”

“Sipërmarrjet e tij dixhitale janë kofshët e tij private, në të cilat ai, i pangopur, vjedh qindra e qindra milionë euro. Shqipëria dixhitale me Edi Ramën përdoret për të vjedhur, për të rrjepur qytetarët shqiptarë.”-përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.