☁️
Tiranë 15°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,647 ▼1.42%
DOW 52,751 ▼0.2%
NASDAQ 25,967 ▼2.76%
NAFTA 99.35 ▲2.26%
ARI 4,053 ▼2.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,365 ▼ -3.94% ETH $2,384 ▼ -5.24% XRP $1.3068 ▼ -6.36% SOL $103.8100 ▼ -4.7%
S&P 500 7,647 ▼1.42 % DOW 52,751 ▼0.2 % NASDAQ 25,967 ▼2.76 % NAFTA 99.35 ▲2.26 % ARI 4,053 ▼2.34 % S&P 500 7,647 ▼1.42 % DOW 52,751 ▼0.2 % NASDAQ 25,967 ▼2.76 % NAFTA 99.35 ▲2.26 % ARI 4,053 ▼2.34 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Kërkoj dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike jopolitike që të rikthejë votën e lire

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme me gazetarët, ka përshëndetur protestuesit që morën pjesë në protestat e fundjavës në Tiranë, duke i cilësuar ato si një moment historik në betejën kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai deklaroi se pjesëmarrja masive e qytetarëve dhe e shqiptarëve të diasporës tregoi, sipas tij, se qeveria e Ramës është drejt fundit politik.

‘Manifestimi dhe rrethimi epik i epiqendrës së krimit është një arritje historike, e cila e bën të pashpresë, e bën fund e krye të pashpresë sundimin e Edi Ramës dhe mafies së tij në Shqipëri’, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha falënderoi shqiptarët që udhëtuan nga vende të ndryshme të Europës dhe botës për t’iu bashkuar protestës në Tiranë, duke e cilësuar fundjavën e kaluar si ‘fundjavën e diasporës’. Sipas tij, protesta ka rikthyer shpresën tek shqiptarët dhe ka dëshmuar vendosmërinë për largimin e qeverisë aktuale.

‘Ky akt madhështor ka mbushur me besim dhe shpresë zemrat e mbarë shqiptarëve dhe të kombit shqiptar’, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Sali Berisha e akuzoi Edi Ramën për korrupsion, keqqeverisje dhe largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, ndërsa theksoi se protestat do të vijojnë deri në realizimin e objektivit politik të opozitës.

‘Ndaj dhe kërkoj edhe njëherë dorëheqjen e tij të menjëhershme. Krijimin e një qeverie kujdestare jo të forcave politike, por të përbërë nga ekspertë dhe njerëz të përgjegjshëm që i rikthejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve votën e lirë’, deklaroi kreu i PD-së.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve dhe mbështetësve të opozitës që të mos tërhiqen nga protesta, duke theksuar se ‘vendi i çdo demokrati është në shesh dhe në rrugët e Tiranës’.

‘Çdo demokrate e demokrat duhet ta ketë të qartë se vendi i nderit i tij është në fushëbetejën qytetare. Të vazhdoni pa impresion, pa asnjë hezitim, të jepni kontributin tuaj maksimal në suksesin e kësa–j proteste’, theksoi ai.

Lideri i opozitës Sali Berisha, shprehu bindjen se lëvizja protestuese do të triumfojë.

‘Unë kam besim të madh se revolucioni apo protesta do të triumfojë dhe se Edi Rama, çfarëdo që të bëjë, do marrë atë që meriton’, tha gjatë konferencës, kryetari i PD-së Sali Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.