☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,150 ▼ -0.12% ETH $2,371 ▼ -1.34% XRP $1.2737 ▼ -1.31% SOL $102.3500 ▼ -0.74%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se gjatë një konference rajonale të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Sarajevë ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare në Shqipëri, të cilat, sipas tij, mbështeten plotësisht nga PD.

Berisha ka akuzuar qeverinë për lidhje me krimin dhe korrupsionin, ndwrsa protestat qytetare i përshkroi si një lëvizje të gjerë kundër qeverisë.

Sipas tij, kërkesat e protestuesve përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e disa ligjeve që ai i konsideron në kundërshtim me Kushtetutën dhe direktivat e Bashkimit Europian për mjedisin dhe trashëgiminë kulturore.

“Unë paraqita situatën reale në Shqipëri, ku dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit. Janë ngritur me kërkesa të drejta: dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e atyre ligjeve që janë një shkelje flagrante e ligjeve kushtetuese të vendit dhe direktivave kryesore të Komisionit Europian për mjedisin, për trashëgiminë kulturore, për mbrojtjen e natyrës.

Denoncova me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj protestuesve dhe kërcënimet, talljet, fyerjet, etiketimet që ai u bën protestës rinore, qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi. Kërkova nga drejtuesit e Partisë Popullore dhe të pranishmit, të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre në mënyrë që kriza e thellë që ka mbërthyer vendin, që tashmë ndodhet në sallën e urgjencës, të zgjidhet në mënyrë paqësore: largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja. Kjo ishte rekomandimi im dhe pati shumë interes edhe gjatë fjalës dhe pas fjalës për situatën në Shqipëri”, tha Berisha.

Berisha tha se i ka kërkuar drejtuesve të PPE-së dhe pjesëmarrësve që të ushtrojnë ndikim për zgjidhjen paqësore të krizës politike në Shqipëri, duke përmendur si opsion krijimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai shtoi se protestat nuk janë të thirrura nga Partia Demokratike, por sipas tij, ajo i mbështet plotësisht ato kërkesa.

“Unë kërkova mbështetje ndërkombëtare për këto protesta duke siguruar audiencën dhe bashkëbiseduesit se diktatorët nuk marrin vendime të drejta. Nuk duhet të shkohet hapa të tjerë mbrapa, nuk mund të përdoret dhuna dhe asgjë ndaj tyre përveç përplotësimit të kërkesave politike.

Informova audiencën se kjo protestë nuk është e thirrur nga Partia Demokratike, por mbështetet plotësisht nga Partia Demokratike dhe shpjegova arsyet, pra kërkesat janë shumë të drejta ndaj dhe ne qëndrojmë në mbështetje të këtyre kërkesave”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.