🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $62,994 ▲ +0.28% ETH $1,879 ▲ +0.26% XRP $1.0023 ▼ -0.07% SOL $75.2000 ▼ -0.66%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha nga Asambleja e IDC-CDI: Do të krijohet një grup pune ndërkombëtar për të mbledhur fakte mbi narko-shtetin në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i pranishëm këtë të hënë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, ku ushtron detyrën e Zëvendëspresidentit.

Në përfundim të asamblesë, Berisha u shpreh se IDC-CDI do të krijojë një grup pune, i cili do të mbledhë fakte mbi narko-shtetin dhe lidhjet direkte të qeverisë shqiptare me kartelet.

Berisha u shpreh se, propozimi i tij është mirëpritur dhe IDC-CDI do të krijojë grupin e punës që do mbledhë fakte mbi narko-shtetin dhe lidhjet direkte të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës dhe krimit.

“Sapo përfundoi asambleja e përgjithshme e Ndërkombëtares Demokrate të Qendrës, organizatës më të madhe botërore të partive politike të qendrës dhe qendrës së djathtë.

Dhe punimet e saj besoj se ishin jashtëzakonisht të rëndësishme. Në këto punime u trajtuan çështje themelore të demokracisë, të të drejtave të njeriut, por edhe çështje të rëndësishme të organizimit, si dhe aspekte bashkëkohore të teknologjisë, të inteligjencës artificiale e të tjera.

Në takimet që pata dhe në fjalën që mbajta, unë jam përqendruar totalisht në atë që është gjendje dramatike, një diktaturë autoritare e qeverisë, duke bërë theksin se Shqipëria, e cila ishte nën një organizatë kriminale, nën atë padrinon e saj, një organizatë e cila vërtetë pranon pluralizmin, por e shtyp atë me të gjitha llojet e paligjshme.

Arreston udhëheqësit politikë të opozitës, dënon kundërshtarët politikë, organizon farsa elektorale, ka shndërruar zgjedhjet në një farsë të vërtetë elektorale.

Por në veçanti, kjo qeveri është një organizatë kriminale sepse është e lidhur kokë e këmbë me kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në fjalën time unë u ndala gjerësisht te narko-shteti shqiptar, nxora vetëm një aspekt të këtij narko-shteti, narko-euron. Shqipëria sot është vendi i mbivlerësimit të euros. Kjo monedhë ndër më të fortat e botës është zhvlerësuar në një shkallë të pabesueshme deri në 22 %.

Dhe kjo në sajë të fluksit gjigant ilegal të parave të drogës. Pra, Shqipëria sot është eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë.

Kartelet e saj të drogës janë eksportuesit më kryesorë të kokainës në Europë dhe destinacione të tjera. Ato kanë të hapura portet e Shqipërisë, në të cilat prej pesë vitesh s’kapet asnjë kilogram drogë.

Ato administrojnë linjat e narkotrafikut në Shqipëri, vendosin për ligjet e vendit dhe kryeministri është në fakt padrino i tyre. Në fjalën time, pata mundësi të theksoj edhe për protestën e gjeneratës së re dhe qytetarëve që u zhvillua në Tiranë, që është kryekëput një protestë anti-diktatoriale.

U ndala dhe tek ‘Dosja Shqiptare’. Në qoftë se e peshojmë me 523 projektet e tij, tregon se sillej si një sulltan i shekujve të shkuar, e konsideron Shqipërinë çiflig të saj dhe ua ka dhuruar atë karteleve më të rrezikshme të drogës, zonat më valurane të vendit për të zhvilluar ato me paratë e drogës.

Së fundmi, ka hequr një numër të madh prej tyre nga zonat e mbrojtura, vetëm në interes të këtyre karteleve.

Mund të them se kjo paraqitje e imja këtu në këtë asamble, u prit me një interes vërtet të veçantë. Kërkova të krijohet një grup pune pranë asamblesë, për krimin e organizuar dhe kartelet e drogës në Shqipëri dhe në botë.

Dhe ky sugjerim i imi u mirëprit nga presidenti i saj, zoti Pastrana. Kështu që, mendoj se ky udhëtim ishte i vlefshëm dhe i dobishëm për Shqipërinë, pasi sa më shumë të njohë bota realitetin e Shqipërisë, aq më shumë do të flasë për një narko-diktator dhe jo për ato rrobat e bardha të tij”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.