🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.33 ▼0.08%
ARI 4,447 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,370 ▲ +0.4% ETH $1,900 ▲ +0.82% XRP $1.0020 ▼ -0.05% SOL $75.4900 ▼ -0.15%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.33 ▼0.08 % ARI 4,447 ▲0.23 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.33 ▼0.08 % ARI 4,447 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

Ndonëse si kundër kryeministri Rama edhe ai është në shënjestër të protestës së qytetarëve që ka hyrë në ditën e saj të dhjetë, Sali Berisha thotë se partia Demokratike e mbështet tubimin e qytetarëve për Zvërnecin dhe apelon për zgjidhje paqësore.

“Kjo lëvizje, megjithëse nuk është organizuar nga partia jonë, ne e mbështesim. Është një lëvizje qytetare, shumë e fuqishme dhe duhet të përfundojë në mënyrë paqësore, duke zgjidhur krizën e rëndë që ka përfshirë Shqipërinë sot”, u shpreh Berisha.

Nga Sarajeva ku po merr pjesë në konferencën e Partisë Popullore Europiane Sali Berisha e përshkroi situatën politike në vend me tone dramatike.

“Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës. Është vërtet në një ‘dhomë urgjence’. Po përballet me protesta që nuk janë parë më parë. Dhe mënyra se si kryeministri po i trajton është shumë cinike, madje më shumë se cinike”, tha kreu i PD.

Për të shmangur përplasjet ai thotë se nevojitet një qeveri kujdestare.

“Është me rëndësi themelore që kjo të merret seriozisht dhe të gjendet një zgjidhje paqësore, me një qeveri kujdestare që ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këto janë edhe kërkesat kryesore të tyre, përfshirë edhe dorëheqjen e kryeministrit. Por më e rëndësishmja është zgjidhja e kësaj krize në mënyrë të qytetëruar dhe paqësore, duke shmangur çdo përplasje që mund të ndodhë nëse qeveria vazhdon të sillet në këtë mënyrë, duke i injoruar apo duke i trajtuar si të pavlefshëm”, theksoi Berisha.

Edi Rama sipas tij është i vetmi shkaktar i situatës dramatike që thotë se po kalon vendi, të cilin e akuzon jo vetëm për kanabizim të vendit, lidhje me krimin, por edhe shkelje të ligjit duke iu referuar rastit të Zvërnecit.

“Thelbi është shkelja e shtetit të së drejtës kombëtar dhe ndërkombëtar.Në zonën e Zvërnecit, që është një lagunë, duhet respektuar ligji, ‘Natura 2000’ dhe direktivat e BE-së për habitatet dhe shpendët. Por kur shkel gjithçka, sillesh si sulltan në një ‘sulltanat të promovuar’.Prandaj, apeli im është: shikoni Shqipërinë. Sepse diktatorët nuk marrin kurrë vendimet e duhura”, tha kryedemokrati.

Sipas Berishës në themel të një demokracie funksionale krahas zgjedhjeve të lira është forcimi i shtetit të së drejtës për ti bërë qytetarët më të lirë.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.