Politika

Berisha: Policia i refuzoi mbrojtjen Enver Bashës. Vendosën ti marrin shpirtin në rrugë

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po krijon një shtet policor, ndërsa nuk ka ngurruar të deklarojë sërish se është e lidhur me krimin. Berisha ka përmendur rastin e dëshmitarit të arrestimit të Kostandin Xhuvanit, Enver Bashën, i cili u dhunuar dy ditë më parë. Ish-kryeministri akuzoi policinë se jo vetëm që i mohoi mbrojtjen Bashës, por vuri njerëz që “t’ia merrnin shpirtin në rrugë”.

berisha-basha-kishte-t-euml-drejt-euml-t-euml-largonte-topallin-dhe-patozin_hd“Sot do të denoncoj barbarinë e kryer nga individë të lidhur me të gjitha lidhjet me oficerë madhorë të policisë, të kryer ndaj dëshmitarit kyç të vrasjes së 4-fishtë, Enver Bashës. Qëndrimin e mëparshëm të policisë ndaj tij unë e kam denoncuar para jush në parlament. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Enver Basha, qytetari, dëshmitar kyç në vrasjen e 4-fishtë, i cili la punën në piceri dhe po shkonte në shtëpinë e tij, u bë dëshmitar. Ai konstatoi se trupin e Arbër Demirajt e përplasën në një anë të rrugës dhe nuk e transportuan në spital. Konstatoi se në prani të tij, polici i tha” ik, zhduku” vrasësit Xhuvani. Dhe Xhuvani ja mbathi dhe jo vetëm, sipas mediave me djalin e një deputeteje apo deputeti. Gazetarët në rumorin e tyre shqiptuan jo në publik emrin e djalit të Arta Dades. Pasi Kostandini ja mbathi me vrap bashkë me të, Enver Basha me motor i ndjek dhe i parakalon, i rrëmben nga dora revolen Kostandinit që i premtoi se do ta peshonte në flori. Ai bëri detyrën si qytetar ja dorëzoi policit të parë. Enver Basha tha se, me tu kthyer në vendngjarje, policët ja hodhën pistoletën pranë trupit të Arbër Demiraj. Sikur ishte ky i vdekur që kishte kryer krimin monstruoz. E denoncova këtë në parlament, para mediave, në facebook. Cili ishte qëndrimi i policisë? Policia ra në kontakt me të dhe i thanë “Ç’punë ke ti me Sali Berishën”. Njerëz të veshur me uniformë, Ardian Çipa, të cilit i heq shpenzimet, bosi i drogës Çiço, pasi i morën dëshminë i thanë se do shpërblehesh për trimërinë që ke treguar. Ditën që shkoi i thanë se “nuk ke shpërblim por qërohu”. Ai tha se e ndiqnin persona dhe u paraqit në polici dhe kërkoi mbrojtje. Policia i refuzoi mbrojtjen. Vendosën ti marrin shpirtin në rrugë. Në mënyrë që Kostandini i partisë të dilte sa më i larë. Gjykatësit famozë që mbajnë për vjedhje të energjisë 5 vjet në burg, i japin gjykim të shkurtuar, një personi që ka çuar në varr 5 të rinj”, tha Berisha.

Ish-kryeministri e krahasoi rastin e Enver Bashës me atë të dëshmitarit të vrasjes së Komisarit Dritan Lamaj, ndërsa përmendi edhe zhdukjen e Enver Stafukës, për të cilin tha se “Qeveria ja ka dalë të vendosë një heshtje varri rreth fatit të njeriut të rrëmbyer”.

“Enver Basha është një rast i ngjashëm me dëshmitarin e vrasjes së Komisarit të Policisë, Dritan Lamaj, të cilin policia u detyrua ta marrë në mbrojtje por i çoi familjarët e vrasësit. Në mbrojtje të vrasësve të vetë kjo qeveri nuk ndalet para asgjëje. 10 ditë më parë është zhdukur pa nam e nishan Enver Stafuka, i konstatuar nga hetimet njeriu që i ka siguruar makinën vrasësit të komisarit të policisë. Askush nuk flet më për të rrëmbyerin. Qeveria ja ka dalë të vendosë një heshtje varri rreth fatit të njeriut të rrëmbyer”, tha Berisha.

“NË DURRËS POLICIA I THEU KËMBËN SHPËTIM ABAZIT DHE I SHQITI LIGAMENTET”

Berisha ka denoncuar edhe një rast tjetër dhune në Durrës, ku një qytetar është dhunuar nga policia, e cila i ka thyer këmbën dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, deri sa ka përfunduar në spital. “Shteti policor ka shfaqur këto javët e fundit, fytyrën e tij të shëmtuar dhe pa asnjë maskë. Ju duhet ta dini se 2 javë më parë, në Komisariatin e policisë është masakruar qytetari Shpëtim Abazi, të cilit i kanë thyer këmbën nën gju. Kanë vepruar njësoj si me Tomi Mishën. E kanë rrahur shtazërisht. I kanë shqitur ligamentet dhe i kanë krijuar një traumë, deri sa në orët e para të mëngjesit humbi ndjenjat dhe u detyruan ta çojnë në spital. Ky vendosi të hapë padi penale ndaj atyre që e trajtuan në mënyrë shtazore dhe policia ndërhyri tek mjekët që të vononin ekspertizën mjekësore. Derisa i sëmuri shpalli grevën e urisë, tha nuk operohem pa më sjellë raportin mjeko-ligjor. Rasti i Kavajës, njeriun e lidhur e shkelmonte në mes të rrugë policia. E paimagjinueshme”, tha Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button