Politika

Berisha: Rama e Tahiri, skenarë kërcënimi me terroristë islamikë me drapër e çekanë

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Tahiri po përhapin panik në lidhje me kërcënimet terroriste. Sipas Berishës, ata përhapin panik me njerëz të inkriminuar me të cilët kanë lidhje.

“Kështu, Edi Rama u evokua me urgjence nga Garda nga sarajet e tij ne Surrel, pasi radarët e tij morën helikopterët e Ushtrisë për dronët e nisura nga armiku Ballist Morina. Madje “sugari” i Ramës, njoftoi popullatën se batalioni i Gardës vuri ne shënjestrën e zjarrit helikopterët e Ushtrisë, duke i dërguar kështu një mesazh te forte Ballistit ne qeli, se po guxove te me nisesh dronë mbi saraje unë kam radarë dhe ato do te asgjësohen menjëherë nga Garda”, shkruan Berisha.

“Të nesërmen e njoftimit për dronët qe tmerruan Ramën, Sajmir Shullazi njoftoi mediat se edhe ai është kërcënuar dhe se ka marre ne mesazh kërcënues, por kësaj here jo si kërcënimet e tjera, nga organizatat mafioze me te cilat ndan trofetë e krimit, por nga terrorizmi ndërkombëtar te firmosur nga Brigadat e Kuqe, te cilat kësaj radhe janë edhe me Allahu Ekber, pra nga terroriste islamik por me drapër e çekan”, shton ai.

Sipas Berishës, mund të ketë rrezik real të terrorizmit të ISIS-t në Shqipëri, por shton se po përhapet panik për të mbijetuar politikisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button