Politika

Berisha: Santon e vranë në sy të policëve, shteti nuk ekzistonte

timthumb (1)Vrasja e bankierit të njohur Artan Santo zbret në Parlament, duke ndezur debate të forta mes palëve kundërshtare politike. Ishte ish-kryeparlamentarja Jozefina e cila, pasi opozitës nuk iu prania kërkesa për të vendosur në rendin e ditës ngritjen e një komisioni hetimor për serverin e tatimeve, kërkoi ndërprejen e rendit normal të seancës parlamentare dhe diskutimin për një çështje që sipas saj, është jetike për qytetarët, sigurinë e shoqërisë përballë krimit.  Duke iu referuar mungesës në këtë seancë të kryeparlamentarit Meta dhe kreut të mazhorancës Rama, të cilët ndodhen në vizita zyrtare jashtë Shqiëprie, Topalli e quajti “fshehje” përballë vrasjes mafioze të biznesmenit Santo një javë më parë, ekzekutim që për ish-kryetaren e Kuvendit, është më i rëndi pas vrasjes së Azem Hajdarit.

“Duhet të japë llogari dikush për një tronditje, për një gropë të krizës së besimit që është instaluar në shoqërinë shqiptare. Me kë po tallemi ju kur flsini për gjeti derrash? Këtu numri i vrasjeve ka arrtiru aq sa nuk ishte imagjinuar ndonjëherë. Para një javë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, vrasje mafioze që tronditi opinonin. Ku është kryeministri që hesht, ku është kryetari i Parlamentit? Pse nuk flisni? Në cilin vend të botën ndodh most ë ketë një fjalë nga kryeministri, një shpjegim? Z.Dule, si kryesuar i kësaj seance ju nuk mund të lejoni të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ajo që ka ndodhur është ngjarja më e rëndë pas vrasjes së Azem Hajdarit.  Unë mendoj se duhet të ndërpresim diskutimet, dhe sot të flasim për sigurinë dhe jetën e njeriut, kontrolli i kufjve, kjo është është jeta..detyra e parë e parlamentit”, tha Topalli.

Për të shprehur këtë qëndrim të sajin, deputetja demokrate Jozefina Topalli ndërpreu fjalën e deputetit socialist Besnik Bare në diskutimet për mbrojtjen e biodiversitetit. Por përgjigja që mori prej Bares, nuk ishte aspak e butë. Ndërsa e ka cilësuar si personin më agresiv të historisë së Parlamentit, i përmendi edhe deklaratat e saj televizive për Partinë Socialist dikur në opozitë: “Ju doni plumbin ballit”.

Sakaq, opozita ka këmbëngulur që në seancën e së enjtes Parlamentare pika e parë e rendit të ditës të ishte komisioni hetimor për serverin e tatimeve. Ishte deputeti demokrat Eduard Halimi ai që çeli seancën me këtë kërkesë, ndërsa më tej u mbështet fort edhe nga deputetja Jozefina Topalli e cila tha se në kushtet kur është marrë një vendim i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi sipas saj, duhet të vendosë me patjetër në rend këtë kërkesë të tyren. Por përgjigjja e nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule ishte vijimi i rendit normal të ditës sic është përcatkaur në Konferencën e Kryetarëve.

Balla: Berisha zëdhënës i Gates, Lazarati sukses i qeverisë
Ora 14:35 Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, replikoi lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shtuar se me fjalorin e tij të pistë ka ndotur seancën parlamentare.

“Mund ta bësh më mirë punën e zëdhënësit të Gates më mirë se sot, dhe mos u mundo më që ato fjalë që vetëm ti i thua tja vësh dikujt tjetër në gojë. Kjo është një sjellje që të gjithë e dinë, fjalët e pista të kanë shoqëruar gjithë jetën, janë morali yt, e ndote edhe sot, udhë të marë në pleqërinë tëndë politike.” u shpreh Balla

Duke folur për projektrezolutën e kriminalitetit 2013, Balla tha se sukseset e qeverisë dhe të polcisë vihen re veçanërisht me suksesin e arritur në Lazarat.

Deputeti i PS tha se brenda 300 ditë u arrit që të ringrihet policia e shtetit ku e kishte lënë qeveria parardhëse. Ai kërkoi më tepër punë nga prokuroria për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e denonocuar nga qeveria aktuale.

“Diskutmi i kësaj preojektrezolute, bëhet pak ditë pas fitorës së shtetit me krimin ne Lazarat. Vetëm ndonjë zëdhënës i mbetur i gates se kupton suksesin në Lazarat. Lufta ndaj krimit mbetet prioritet i kësaj qeverie. Për këtë shkak pjesa më e vështirë e jona ka qenë rikthimi i policisë së shtetit në krye të detyrës. Ministri meriton respekt për këtë. Vitit 2013 ka qenë me plot problematika, me rritje të kriminalitetit, trafiqeve e korrupsionit. Në nivele më të ulëta jo vetëm nga publiku por edhe nga raportet ndërkombëtare. Në raportin e Transparency International performanca e policisë ishte e ulët, me një nivel korrupsioni 3.7 nga 5 të mundshmet, pranga më të korruptuarat. Ne duhet të jemi të qartë me njëri tjetrin, populli shqiptar e përshëndeti aksionin e Lazaratit për 2 arsye, e para sepse shqiptarët duan shtet dhe se shqiptarët duan drejtësi. Lazarati ishte shëmbëlltyra e dorëzimit pa kushte e shtetit që këto për 8 vite me rradhë i kishin bërë gates. Ai që sulmon sot për lidhje të ngushta të Gates me kriminelët i kishte krijuar vetë lidhjet me Gaten dhe miqtë e tij. Të ishte burrë kishte qëndruar këtu dhe tu jepte pyetje këtyre pyetjeve që e lidhin me baronët e drogës. Boset ë Lazaratit e kishin shtetin 1 telefonatë larg. Sot sistemi i drejtësisë është i paragjykuar si i korruptuar. Është sot momenti ti kërkojmë prokurorit se çfarë po ndodh me dhjetëra dosje korrupsioni të denoncuara.” tha deputeti i PS

Duke vijuar më tej, Balla tha se qeveria nuk do të ndalojë pa nxjerrë para drejtësisë autorët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit si dhe abuzimet me Rrugën e Kombit.

Balla në fund kërkoi nga deputetët që të mos politizojnë vrasjen e bankierit Artan Santo, duke shtuar se kjo vrasje kërkon ndihmën e të gjithëve që të zbardhet dhe autorët të dalin para drejtësisë.

“Konstatoj sot se të gjitha dosjet për të cilat folëm në opozitë sot janë në prokurori. E para ndaj Arben Imamit, fondet e tij me reklamat që i dha 1 miliardë lekë televizionit të oborrit shtetëror 2 muaj para zgjedhjeve. Ministria e Financave kanë paraqitur 192 kallëzime penale për 569 autorë. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë për vënien para drejtësisë të personave përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit. Së dyti ne do të çojmë deri në fund hetimet për abuzimet me Rrugës së Kombit, për vjedhjen e Lulit të provuar edhe nga KLSH. Shteti duhet të kapë kriminelët që e sfiduan shtetin në mes të ditës. Ne duhet të jemi në mbështetje të policisë së shtetit e jo të bëhemi zëdhënës të Gates. I bëj thirrje çdo deputeti të mos përdorë këtë vrasje pasi të gjithë e kemi njohur për njeriun e shkëlqyer që ishte.” u shpreh Balla

Berisha: Biznesmeni u vra ne mes te pranise se policeve, shteti nuk ekzistonte
Ora 14:10 Berisha: “Aty ku u vra aty ishin policët, aty ishin mbi 30 policë të tjerë që shoqëronin zv.kryeminsitrin maqedonas, kur doli nga Tirana kishte 5-7 postblloqe. Të gjitha këto nuk funksionuan. Dy gjëra janë: Ose e vrau qeveria, nuk kam të dhëna se po të kisha ja numëroj një nga një. Ose shteti nuk ekzistonte, dhe kjo ishte evidente. Ju e vratë për së dyti dhe e poshtëruat atë. Ju për arsyet tuaja e shpallët atë pistë kolumbiane, pista e Mamurrasit. Ju për arsyet tuaja që i bëj thirrje Llallës të hetojë e shpallët: pista e mamurrasit. Nga një hero që e kishit tani duhej të poshtërohej për së vdekuri. Të them ty zotëri, (duke iu drejtuar ministrit Tahirit) t’i je për lidhje me kolumbianin, sepse të nesërmen e lajmit se 250 kg heroinë u nisën drejt Shqiëprisë dole u the se ajo nuk ka qenë me destinacion Shqipërinë, ka qenë për në Francë ose Itali. E bërë për të mbrojtur kriminelët, se ishe i implikuar. Se ke qenë në anën e krimit, se hetimet treguan se ishte destnacion jo Shqipëria, dhe jo vetëm.”

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas përjashtimit të tij 10 ditor nga parlamenti, rinisi aty ku e ka la, me akuza të panumërta ndaj qeverisë dhe punës së saj. Berisha risolli edhe një herë në vëmendje aksionin në Lazarat, duke e cilësuar si të padrejtë padinë ndaj kryetarit të komunës së Lazaratit Dasho Aliko. Sipas Berishës, qeveria kërkon të arrestojë se i kërkuan që tu thotë bashkëpunëtorëve të mazhorancës në Lazarat që të iknin dhe sipas Berishës ai nuk e bëri këtë.

Duke vijuar më tej, Berisha tha se Aliko njoftoi median për aksionin në Lazarat duke zbuluar kështu edhe bashkëpunëtorët e mazhorancës.

“Pse të arrestoni Dasho Alikon, se i kërkuan tu thotë bashkëpunëtorëve të tyre, ikni. Por Dasho nuk donte ta bënte këtë. Ai njoftoi median se po ndodh kjo, atëherë i la zbuluar si peshku në rërë. Kriminelët ikin të njoftuar, dhe tani duhet arrestuar dashoja se sipas jush njoftoi kriminelët.” tha Berisha – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/berisha-santon-e-vran–n–sy-t–polic-ve-shteti-nuk-ekzistonte-223999.html#sthash.dG49ckrD.dpuf

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button