⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.94 ▲2.04%
ARI 4,081 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,168 ▲ +0.16% ETH $2,356 ▲ +0.39% XRP $1.3271 ▲ +0.48% SOL $102.2800 ▲ +1.11%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▲2.04 % ARI 4,081 ▲0.16 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▲2.04 % ARI 4,081 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi deklaratat e Sali Berishës dhe zhvillimet brenda lëvizjes së protestës, duke e cilësuar situatën si një revolucion që, sipas tij, po kthehet kundër vetë protagonistëve.

Çupi u shpreh se deklaratat e Berishës nuk përbënin një surprizë për ata që i kanë ndjekur zhvillimet, ndërsa theksoi se kreu i demokratëve, në daljen e tij publike, kishte marrë rolin e një spikeri për të përcjellë mesazhe të caktuara.

Analisti ngriti pikëpyetje edhe mbi ndikimin e aktorëve të tjerë politikë në këtë qëndrim, duke aluduar se Berisha mund të ishte duke përcjellë një mesazh të përcaktuar nga Edi Rama.

Sipas Çupit, nga kjo dalje Berisha synon të përfitojë politikisht, duke pretenduar se ka fituar mbështetje njerëzore dhe të drejtën për të thënë se ka dhënë kontribut në këtë lëvizje. “Revolucioni ha vetveten, kurse ata revolucionarët hanë vetveten”, u shpreh Çupi, duke vënë në fokus përplasjet mes figurave të përfshira në protestë.

“Ky është revolucioni. Duan ta shohin njerëzit, ja ku është. Revolucioni ha vetveten, kurse ata revolucionarët hanë vetveten. Ne i dinim të gjitha këto që Saliu i tha sot. Nuk dinim shifra, por këto i dinim. Pjesa e dhunës dhe grupit të zjarrit është llumi i shoqërisë.

Detyra e Berishës ishte shumë e thjeshtë sot, kishte marrë rolin e spikerit, atë detyrë kishte marrë. Berisha sot tregoi shokët. Kisha ia dha tekstin për të folur sot Berishës?! Sot nuk ishte teksti i Saliut, sot kishte më shumë shpresë, ai ka zgjedhur sot një gjë.

Kam frikë se Rama i ka caktuar tekstin. ‘Këtë lajmërim jepe ti.’ Berisha mendon se ka zgjidhur një çështje me Perëndimin. Qori është më i dhunshmi në atë protestë. Kemi pedagogë të rekrutuar në vend. Pyetja bëhet se çfarë fitoi Saliu sot. Fitoi një mall që quhet njeri, ai mendon se ka fituar shumë njerëz. Ka fituar të drejtën të thotë që ishte një moment që unë dhashë kontribut”, tha analisti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.