Berisha takon ambasadoren e Greqisë, por harron t’i përmend çështjen çame
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani me të cilën siç bënë vetë me dije ka folur për njohjen e Kosovës por jo për çështjen çame. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka zbardhur edhe temat e takimit me ambasadoren greke.
“Nënvizova se mes dy vendeve dhe popujve ka baza të forta për bashkëpunim dhe marrëdhënie miqësore e të shkëlqyera në të ardhmen. Problemet e trashëguara duhet te zgjidhen duke njohur realitetet. Sikundër mendoj se duhet shmangur nga kushdo përdorimi i tyre për qëllime elektorale”, – sqaron Berisha.
Ai bën me dije se ambasadorja greke “i shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë në nënshkrimin e traktatit të miqësisë ShqipëriGreqi që ishte një hap i rëndësishëm përpara në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ajo theksoi se Greqia e sheh Shqipërinë si një partner dhe aleat në NATO dhe mbështet integrimin europian te saj. Në takim nënvizova nevojën e njohjes së Kosovës nga Greqia, si një hap që i kontribuon stabilitetiti në rajon. Theksova se midis Kosovës dhe Greqisë nuk ekziston asnjë pengesë për njohjen, dhe marrëdhëniet dhe çështjet bilaterale midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe zgjidhja e tyre nuk duhet ndikojnë raportet e Greqisë me Kosovën. Ambasadorja pohoi përparimin e marrëdhënieve te Greqisë me Kosovën, të udhëhequra nga interesi bilateral. Theksova se qeveria greke, me dy vizita të ministrit të jashtëm ka treguar vullnet për ti çuar marrëdhëniet me Shqipërinë përpara”, – sqaron Berisha. Në takim mbështeta pikëpamjen se Traktati i vitit 1996 përbën një bazë solide në marrëdhëniet tona, dhe për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes të dy vendeve, në interes reciprok te qytetarëve ne të dy vendet. Por theksova gjithashtu se nëse ky traktat nuk do të ishte bllokuar nga qeveritë socialiste që erdhën ne dy vendet tona ne pushtet pas firmosjes se Traktatit gjërat do mund të kishin ecur shumë më mirë. Takimi ishte i hapur”, – përfundon ish-kryeministri.
Maloku sali berisha flet per shitjen e detit Greqise dhe per vjedhjet me lulezim Bashen.Shpejt ne gjykaten e re ne shqiperi