Berisha takon ish-sekretarin amerikan të Sigurisë së Brendshme, Ridge: SHBA rol përcaktues për lirinë e kombit tonë
Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka takuar sot ish-sekretarin e Sigurisë së Brendshme të SHBA, Tom Ridge dhe ish senatorin Torricelli dhe ju ka shprehur atyre falënderimet për mbështetjen që i kanë dhanë Shqipërisë.
“Të dashur miq, dje pata një takim me mikun tim të vjetër, ish-guvernatorin e Pensilvanisë dhe ish-sekretarin për sigurinë e vendit dhe më pas ish-këshilltar për sigurinë i qeverisë së PD, Tom Ridge, si dhe ish-senatorin e Neë Jersey, Torricelli, që ndodheshin për një vizitë në vendin tonë. Në këtë takim shfrytëzova rastin t’i shpreh mikut tim të vjetër dhe ish-senatorit Torricelli mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e madhe dhe jashtëzakonisht të çmuar që SHBA iu kanë dhënë kombit shqiptar dhe Shqipërisë. Unë e falenderova përzemërsisht Sekretarin Ridge për ndihmesën e çmuar që i dha qeverisë shqiptare në përpjekjet e saj për të bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, gjë që bëri të mundur rritjen e madhe të shkallës së sigurisë në vend, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, shkuan Berisha në Facebook.
Ndërsa më tej ai shton se, “Ish-sekretari Ridge më shprehu falenderimet për qendrimet dhe mbështetjen e palëkundur ndaj SHBA në fushën e sigurisë dhe në çështje të rëndësishme. “Ju ishit të parët që pranuat në vendin tuaj refugjatët nga kampi Liria, qeveria aktuale pranoi një kontigjent të ri dhe për këtë keni mirënjohjen tonë të thellë”, theksoi Ridge. Unë theksova se “shqiptarët janë sot komb i lirë në sajë të përpjekjeve të tyre për liri, por rol përcaktues për lirinë e kombit tonë ka patur mbështetja e vendit tuaj të madh, ndaj dhe çfarëdo që të bëjmë ne për vendin mik nuk arrijmë kurrë të shprehim atë mirënjohje që ju meritoni”. Në këtë kontekst dhe për rastin konkret theksova gjithashtu se ne kemi vlerësuar marrjen nga qeveria aktuale të një kontigjenti të ri refugjatësh nga kampi Liria dhe në rast se qeveria vendos të marrë dhe një kontigjent tjetër për qëllime humanitare nga ky kamp do ketë mbështetjen tonë të plotë.Në takim u diskutua për gjendjen dhe zhvillimet në vend, krimin e organizuar që ka kapur të gjitha nivelet e mazhorancës dhe që përbën rrezik të madh për sigurinë e vendit. Në takim diskutuam gjithashtu për zhvillimet në rajon dhe më gjerë”.