☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.97 ▲0.5%
ARI 4,082 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,164 ▼ -5.23% ETH $2,244 ▼ -7.29% XRP $1.1972 ▼ -9.34% SOL $90.4600 ▼ -6.27%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.97 ▲0.5 % ARI 4,082 ▼0.77 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.97 ▲0.5 % ARI 4,082 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha takon kryeministrin kroat Plenković në Zagreb: Mirënjohje për Kroacinë, partner strategjik në procesin e integrimit europian

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në kuadër të punimeve të Forumit të International Democrat Union (IDU) që u mbajt në Zagreb .

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke u fokusuar në zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke vlerësuar veçanërisht rolin e Kryeministrit Plenković, njëherazi President i HDZ.

Ai ndaloi tek shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri, duke theksuar regresin demokratik, tendencat autokratike të qeverisjes, mungesën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndikimin e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në procesin zgjedhor e jetën ekonomike, si dhe nivelet e larta të korrupsionit dhe mungesën e llogaridhënies institucionale.

Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, të dyja palët ranë dakord se procesi i integrimit europian duhet të mbështetet mbi meritë dhe përmbushjen e standardeve demokratike, duke shmangur një qasje të bazuar vetëm në konsiderata gjeostrategjike.

Kryeministri Plenković rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit europian, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të kritereve demokratike si bazë e këtij procesi.

Në përfundim, palët u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave, me synim mbështetjen e demokracisë dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.