☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.97 ▲0.5%
ARI 4,082 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,204 ▼ -5.15% ETH $2,246 ▼ -7.16% XRP $1.1973 ▼ -9.32% SOL $90.5300 ▼ -6.18%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.97 ▲0.5 % ARI 4,082 ▼0.77 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.97 ▲0.5 % ARI 4,082 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

MADRID – Zelensky kërkon mbështetjen e vendeve të Amerikës Latine për Ukrainën në samitin Ibero-Amerikan

MADRID, 6 nentor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi sot një vizitë të papritur në Madrid, ku u prit nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, dhe mbreti Felipe VI.

Zelensky zhvilloi gjithashtu takime me udhëheqës të vendeve të Amerikës Latine, në kuadër të Samitit të 30-të Ibero-Amerikan që po mbahet në Madrid. Ai kërkoi mbështetjen e tyre për Ukrainën në mbrojtjen kundër pushtimit rus.

Presidenti ukrainas u bëri thirrje udhëheqësve të Amerikës Latine, që të flasin publikisht në vendet e tyre për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia.

“Sigurohuni që bota të mësojë për këto krime”, tha ai sipas televizionit publik spanjoll RTVE.

Megjithëse shumë vende të Amerikës Latine, e kanë dënuar pushtimin rus. Deri tani një ndihmë relativisht të kufizuar për Ukrainën.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, theksoi se mbështetja për Ukrainën nuk duhet të vijë vetëm nga vendet evropiane.

“Bota duhet ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj për liri dhe në mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, sepse në të kundërt do të legjitimonim ligjin e më të fortit”, paralajmëroi ai.

Gjatë vizitës në Madrid, Zelensky u takua gjithashtu me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe zëvendëspresidenten ekzekutive të Komisionit Evropian, Teresa Ribera.

Në takimet me pjesëmarrësit e samitit, presidenti ukrainas paraqiti nevojat urgjente të vendit, për furnizimin me pajisje që do të ndihmojnë në mbajtjen në funksion të rrjetit energjetik.

Ai përmendi nevojën për transformatorë nga Brazili, Meksika, Argjentina dhe Kolumbia, kabllo elektrike nga Kili dhe gjeneratorë nga Spanja.

Forcat ruse po godasin vazhdimisht rrjetin elektrik të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe duke penguar furnizimin me ngrohje për miliona banorë.

Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike po e vështirësojnë edhe më tej situatën në vend, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.