Politika

Berisha: Të angazhojmë avokatët më të mirë, serbët po fshehin incidentet

berishaIsh-kryeministri Sali Berisha ka dënuar reagimin e zyrtarëve të lartë të shtetit serb, të cilët sipas tij ia vunë fajin Kombëtares shqiptare për agresionin që iu rezervua në Beograd nga ultranacionalistët.

“Sipas pretendimeve të tyre qesharake, shqiptarët e kishin fajin sepse në stadiumin e Beogradit, në një akt të paqytetëruar terrori psikologjik ndaj ekipit tonë, në prani të Presidentit Nikoliç, u fishkëllye në kor nga mijëra spektatorë, në histeri kolektive, himni i Shqipërisë, u hodhën britma si në fushëbeteja të përgjakshme ‘ti vrasim shqiptarët’, u gjuajtën shishe, shashka tymuese, fishekzjarrë ndaj lojtarëve tanë, çka detyroi arbitrin të urdhëronte ndërprerje momentale dhe më pas të plotë të lojës.

Çdo gjë përfundoi në agresion trup me trup ndaj lojtarëve tanë”, tha Berisha. Ish-kreu i PD-së theksoi se kjo ndeshje tregoi shpërthimin e albanofobisë, që sipas tij është e shtrirë në të gjitha nivelet e Beogradit zyrtar.

Më tej ish-kryeministri kërkoi që për këtë çështje qeveria dhe FSHF të angazhojë avokatët më të mirë, pasi pala serbe po përpiqet të mbulojë incidentet e ndodhura. “Për këtë duhen angazhuar avokatët më të mirë të fushës, pasi pala tjetër po bën gjithçka për fshehur të vërtetën. Por, ajo që bota pa në stadiumin e Beogradit, është vetëm forma sportive e albanofobisë, asaj doktrine raciste që shërbeu si bazë për spastrimin etnik”, shkruan Berisha në FB.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button