🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,714 ▲0.3%
DOW 52,442 ▲0.92%
NASDAQ 26,462 ▲0.12%
NAFTA 98.05 ▼0.5%
ARI 4,138 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,795 ▲ +1.04% ETH $2,452 ▲ +2.12% XRP $1.3291 ▲ +2.03% SOL $106.5900 ▲ +2.35%
S&P 500 7,714 ▲0.3 % DOW 52,442 ▲0.92 % NASDAQ 26,462 ▲0.12 % NAFTA 98.05 ▼0.5 % ARI 4,138 ▼0.54 % S&P 500 7,714 ▲0.3 % DOW 52,442 ▲0.92 % NASDAQ 26,462 ▲0.12 % NAFTA 98.05 ▼0.5 % ARI 4,138 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha thërret qytetarët të bashkohen me studentët: Tani është radha juaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve e të gjitha bindjeve politike të mbështesin studentët dhe të rinjtë që po protestojnë prej ditësh në Tiranë.

Në një videomesazh të publikuar sot, Berisha akuzoi qeverinë për përdorim të dhunës së tepruar ndaj protestuesve dhe ftoi shqiptarët të dalin nesër në orën 10:00 para universitetit.

Sipas Berishës, gjatë një jave protestash mbi dy mijë të rinj – përfshirë gjimnazistë, studentë dhe të mitur – janë dhunuar, ndaluar ose arrestuar.

Ai e cilësoi situatën si rikthim të “terrorit të kuq” dhe pretendoi se forcat e rendit kanë përdorur shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe plumba gome në mënyrë disproporcionale, duke prekur jo vetëm protestuesit, por edhe gazetarë e banorë të zonave përreth.

“Prej një jave, mbi 2 mijë vajza, djem, gjimnazistë, të mitur, studentë, janë dhunuar egërsisht, ndaluar apo arrestuar dhe kanë mbushur paraburgimet e vendit nga burgu famëzi i Burrelit gjer në burgun e Beratit. Prej një jave, kemi parë disproporcion të madh ndaj reagimeve në vetëmbrojtje të studentëve kundër shkopinjve të gomës që thyejnë kockat e tyre të njoma, gazit helmues që është ngritur si një re e zezë mbi qiellin e Tiranës dhe çdo ditë po mbyt jo vetëm studentët dhe gjimnazistët, por dhe shtëpitë dhe banorët e tyre në Tiranë. Plumbave të gomës që lëshohen në breshëri, me pamëshirë, në shkelje të plotë të ligjit, ndaj studentëve, gazetarëve, por edhe qytetarëve, dhe që në fakt kanë çarë kafkat e tyre. Edi Rama, për të shpëtuar lëkurën e tij, shpalosi dje platformën kriminale të terrorit të kuq. Bazuar në mercenarë, vrasës serialë të paguar 2500 euro, bazuar në mercenarë dhe vrasës serialë të importuar nga jashtë dhe në mjete të teknologjisë së terrorit. Por, protesta e sotme e mijëra e mijëra asistentëve, pedagogëve dhe profesorëve të universiteteve në mbështetje të studentëve të tyre, përmbysi platformën e terrorit të kuq të Edi Ramës”, thekson Berisha.

Berisha vlerësoi protestën e pedagogëve dhe profesorëve në mbështetje të studentëve, duke thënë se ajo ka dështuar strategjinë e qeverisë për t’i frikësuar të rinjtë. “Studentët, gjimnazistët, të rinjtë janë ngritur si feniksi nga hiri. Ata po e bëjnë detyrën e tyre. Tani është radha juaj”, deklaroi ai.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.