🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.41%
DOW 52,485 ▲1%
NASDAQ 26,486 ▲0.21%
NAFTA 97.60 ▼0.95%
ARI 4,144 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,696 ▲ +0.76% ETH $2,447 ▲ +1.8% XRP $1.3275 ▲ +1.94% SOL $106.4700 ▲ +2.12%
S&P 500 7,723 ▲0.41 % DOW 52,485 ▲1 % NASDAQ 26,486 ▲0.21 % NAFTA 97.60 ▼0.95 % ARI 4,144 ▼0.38 % S&P 500 7,723 ▲0.41 % DOW 52,485 ▲1 % NASDAQ 26,486 ▲0.21 % NAFTA 97.60 ▼0.95 % ARI 4,144 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Turqia do të mbajë trupat në Siri dhe Irak deri në garantimin e sigurisë kufitare

ANKARA, 20 tetor /ATSH-AFP/ – Turqia do të vazhdojë të mbajë trupa ushtarake në Siri dhe Irak derisa të garantohet plotësisht siguria në kufijtë me të dyja vendet fqinje, deklaroi sot ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, duke theksuar se prania ushtarake e Ankarasë do të rishikohet kur të plotësohen kushtet e nevojshme për sigurinë rajonale dhe kufitare.

Turqia ka vendosur prej vitesh trupa në veri të Sirisë dhe Irakut, me synimin për të parandaluar kërcënimet nga militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS).

Megjithatë, situata në rajon ka ndryshuar pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit në Siri dhe ardhjes në pushtet të një qeverie të re, aleate të Ankarasë, si dhe përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit disa dekadash mes Turqisë dhe PKK-së.

Sipas Gulerit, Turqia ka vendosur një bashkëpunim të ngushtë në fushën e sigurisë me qeverinë e re siriane.

Trupat turke po ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve të ushtrisë siriane dhe në garantimin e sigurisë së kufirit.

Ministri theksoi se rishikimi i pranisë ushtarake turke do të bëhet vetëm pasi kërcënimet terroriste të jenë eliminuar, siguria kufitare të jetë garantuar dhe autoriteti shtetëror të jetë vendosur në mënyrë të plotë dhe të njëtrajtshme në të gjithë territorin sirian.

Në kohën e rrëzimit të Assadit, Turqia kishte rreth 16 mijë deri në 18 mijë trupa në veri të Sirisë, sipas një zyrtari turk.

Megjithatë, që prej asaj kohe nuk ka të dhëna të besueshme për numrin aktual të ushtarëve të dislokuar atje.

Në Irak, ku forcat turke kryejnë operacione ndërkufitare dhe sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së, vlerësohet se janë të dislokuar nga 800 deri në 1 000 ushtarë, sipas një burimi irakian të sigurisë.

Prania e tyre ka shkaktuar prej vitesh tensione mes Ankarasë dhe Bagdadit.

Ministri turk tha se numri dhe pozicionimi i trupave në të dyja vendet përcaktohen sipas nevojave në terren, nivelit të kërcënimeve dhe zhvillimeve të sigurisë./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.