☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,571 ▲0.37%
DOW 52,687 ▲0.34%
NASDAQ 26,266 ▲0.61%
NAFTA 78.98 ▼0.45%
ARI 4,068 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,990 ▲ +0.68% ETH $1,929 ▲ +3.11% XRP $1.1169 ▲ +1.17% SOL $77.7700 ▲ +0.75%
S&P 500 7,571 ▲0.37 % DOW 52,687 ▲0.34 % NASDAQ 26,266 ▲0.61 % NAFTA 78.98 ▼0.45 % ARI 4,068 ▼0.04 % S&P 500 7,571 ▲0.37 % DOW 52,687 ▲0.34 % NASDAQ 26,266 ▲0.61 % NAFTA 78.98 ▼0.45 % ARI 4,068 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

Berisha zbulon datën dhe vendin e protestës së PD

Opozita do të zhvillojë një protestë madhështore të mërkurën e 27 dhjetorit para Gjykatës së Lartë, aty ku do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për shqyrtimin e çështjes së legjitimitetit të vulës dhe drejtuesit të Partisë Demokratike.

Ditën e protestës e njoftoi kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha, nga tubimi që po zhvillohet para Kryesisë së Kuvendit, ku njëherësh Këshilli i Mandateve po shqyrton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të tij, çka do t’i hapte rrugën edhe arrestimit.

Përveç kësaj proteste, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që çdo të enjte të jenë të pranishëm në tubimet që do të zhvillohen para Parlamentit.

Më 27 dhjetor çdo demokrat dhe demokrate para Gjykatës së Lartë ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do të qëndrojmë. Do qëndrojmë dhe do fitojmë. E enjtja që vjen të gjithë para Parlamentit monist. Këta duken të fortë por këta janë kalbësira. Ju ftoj ju ditën e enjte dhe çdo të enjte para Parlamentit, për pluralizmin, për demokracinë. Çdo qytetari shqiptar që do sadopak këtë vend i bëj thirrje të ngrihet. Çfarë duhet të pësojë më shumë Shqipëria sesa të humbasë 35% të djemve dhe vajzave, burra dhe grave në 10 vite”, tha Berisha.

Më 27 dhjetor, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, ku kundërshtohet vendimi i Gjykatës së Apelit, marrë në datën 3 Mars 2023 që shfuqizoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili njohu “Rithemelimin” si organ drejtues të PD në zbatim të vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor 2021.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.