☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,160 ▼ -5.28% ETH $2,238 ▼ -7.45% XRP $1.1978 ▼ -9.13% SOL $90.1200 ▼ -6.93%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Bashkëkryetarja e AfD-së bën thirrje që Gjermania të largohet nga euro dhe Zona Shengen

BERLIN, 24 gusht /ATSH-AA/ – Bashkëkryetarja e Alternativës për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha se partia e saj do të kërkonte që Gjermania të largohej nga euro dhe Zona Shengen, do të mbyllte kufijtë kombëtarë dhe do të zbatonte politika më të ashpra të migrimit nëse do të hynte në qeverinë federale.

Duke folur në intervistën verore të televizionit ZDF, Weidel tha se “Gjermania ishte dukshëm më mirë para futjes së euros”, duke argumentuar se monedha e kishte dobësuar ekonominë gjermane dhe kishte ulur pasurinë e familjeve.

Sa i përket migrimit, ajo tha: “Ne do t’i mbyllim dhe do të largohemi nga Shengen-i”, duke iu referuar kufijve të Gjermanisë. Ajo bëri gjithashtu thirrje për më shumë dëbime dhe më pak dhënie të shtetësisë, përfshirë kthimin e sirianëve, statusi i mbrojtjes së të cilëve ka përfunduar.

Weidel kritikoi partinë Bashkimi Demokristian (CDU) të kancelarit, Friedrich Merz dhe Partinë Socialdemokrate (SPD) të ministrit të Financave Lars Klingbeil, ndërsa dënoi refuzimin e CDU-së për të bashkëpunuar me AfD-në.

“Ne do të qeverisim në landet e para federale. Dhe do të qeverisim edhe në nivelin federal”, tha ajo.

AfD-ja ka mbi 40 për qind mbështetje në sondazhe në Saksoninë-Anhalt, përpara zgjedhjeve të 6 shtatorit, dhe 27 për qind në nivel kombëtar, sipas institutit kërkimor Forschungsgruppe Wahlen, krahasuar me 22 për qind për CDU-në.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.