⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,793 ▲ +0.55% ETH $2,241 ▲ +1.14% XRP $1.1585 ▼ -1.99% SOL $89.5400 ▼ -0.71%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Merz shpreh ngushëllime pas përmbytjeve katastrofike në kufirin Nepal-Kinë

BERLIN, 28 gusht /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka shprehur ngushëllimet Kinës dhe Nepalit, pas përmbytjeve të fuqishme dhe vdekjeprurëse që goditën rajonin kufitar mes dy vendeve.

Në një telegram ngushëllimi dërguar sot kryeministrit të Nepalit, Balendra Shah, Merz tha se përmasat e mëdha të përmbytjeve e kishin shqetësuar thellë.

“Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë si pasojë e kësaj katastrofe. Uroj që të plagosurit të shërohen sa më shpejt dhe plotësisht”, tha Merz.

Në një letër drejtuar presidentit të Kinës, Xi Jinping, Merz shprehu gjithashtu tronditjen e tij të thellë për përmasat e katastrofës së së mërkurës.

“Më shumë se 500 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 2 500 të tjerë rezultojnë të zhdukur, mes tyre edhe një numër i konsiderueshëm, ndonëse njëshifror, shtetasish gjermanë”, bëri të ditur Ministria e Jashtme gjermane në Berlin, në përgjigje të një kërkese për informacion.

“Bashkëpunëtorët tanë në ambasadat në Katmandu dhe Pekin janë në dijeni të raportimeve për shtetas gjermanë, që besohet se kanë qenë në këtë rajon dhe me të cilët ende nuk është vendosur kontakti pas katastrofës”, deklaruan zyrtarët gjermanë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.