Ekonomia

BERZH, 18 milionë euro për ndërtimin e by-passit të Vlorës

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do t’i japë 18 milionë euro në formën e grantit qeverisë shqiptare për ndërtimin e by-passit të Vlorës.

Ministri-i-Financave-Shkelqim-Cani-nenshkrim-marreveshje-Foto-Flor-AbaziMarrëveshja e financimit u nënshkrua të martën në Tiranë, nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani si dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor, i BERZH-it, Holger Muent.

I pranishëm ishte edhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

Ministri Cani, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, tha se ky grant prej 18 milionë eurosh, i cili është vendosur në dispozicion të ndërtimit të by-passit të Vlorës, por edhe për rrugën prej 29 kilometrash në jug të qytetit, plotëson vlerën e duhur prej 53 milionë eurosh që nevojitet për këto investime.

Ministri i Financave Shkelqim Cani, nenshkrim marreveshje Foto Flor Abazi (2)“Këto investime do përmirësojnë infrastrukturën, do shmanget lëvizja e tepërt dhe ndotja në qytet. Gjithashtu, shtohet mundësia e një trafiku të kontrolluar, sidomos në sezonin veror”, u shpreh Cani.

Sipas kreut të financave publike, përmes këtij investimi lidhet rruga Levan-Vlorë me pjesën tjetër, për të dalë në Orikum.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Haxhinasto bëri të ditur se kontrata për nisjen e punimeve për ndërtimin e by-passit do të nënshkruhet në muajin mars të këtij viti.

Punimet tha ai, do të zgjasin 30 muaj. “By-passi i Vlorës së bashku me atë të Fierit krijojnë një realitet të ri në qarkullimin rrugor në këtë zonë”, tha ministri Haxhinasto.

Ai vuri në dukje se përfitime të mëdha do të kenë tre sektorë kryesorë, ai i turizmit, transportit dhe mjedisit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button