☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Besimi global tek SHBA në minimumin historik

Shtetet e Bashkuara kanë humbur primatin e vendit lider në botë, duke u renditur pas Kinës në një sondazh të realizuar nga Gallup dhe të publikuar nga britanikja “The Guardian”.

Besimi tek Shtetet e Bashkuara dhe lidershipi i tyre në rang global ka rënë në një minimum të ri dhe vendi më i fuqishëm në botë është parakaluar nga Kina në renditjen botërore të aprovimit të politikave. Kështu thotë një sondazh i realizuar nga Gallup dhe i publikuar nga “The Guardian”.

I zhvilluar në 134 vende, pyetësori tregon një shkërmoqje të mbështetjes ndaj rolit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara. Bëhet fjalë për një rënie nga 48 për qind që ishte gjatë presidencës Obama, në 30 për qind gjatë një viti të presidencës Trump.

Njëkohësisht është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë nga Gallup që kur nisi sondazhet në shkallë globale mbi lidershipin një dekadë më parë. Rezultatet e fundit vijnë në një kohë kur një sondazh tjetër tregonte se Trump e mbyllte vitin e parë në detyrë me nivelin më të ulët të mbështetjes, 39 për qind.

“Rekordi” i mëparshëm mbahej nga Bill Clinton, i cili në vitin e tij të parë kishte siguruar një mbështetje 10 për qind më të lartë, pra në 49%.

Studimi i fundit konfirmon disa nga shqetësimet e ngritura nga analistët amerikanë dhe BE për politikën e jashtme, “Amerika e Para”, e kombinuar kjo me qëndrimet e Trump herë-herë të lëkundura. Kjo, sipas analistëve, po dobëson kohezionin mes demokracive perëndimore përballë autokracive në rritje të Rusisë dhe Kinës, si dhe politikave nacionaliste e ksenofobe në Europë.

Aktualisht, Gjermania shihet si lideri global nga më shumë se 41 për qind e të anketuarve, e ndjekur nga Kina me 31 për qind.

Ndërsa politikat e Moskës aprovohen nga 27 për qind e të intervistuarve. Sondazhi tregon se për thuajse gjysmën e vendeve të botës, 65 nga 134, besimi tek lidershipi amerikan ka rënë me 10 pikë përqindje.

Disa prej tyre janë aleatët e Europës perëndimore, si dhe Australia dhe vende të Amerikës Latine.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.