Procesi i betimit të kryetarëve të rinj në veri të Kosovës u përmbyll sot me betimin e kryetarit të ri të Leposaviçit-Kosove, Lulzim Hetemi.
Hetemi mori zyrtarisht detyrën pas betimit që bëri në Bistricë në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”.
Më herët gjatë ditës, u betuan edhe kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Ndërsa të premten e kaluar u betua dhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Erden Atiç.
Me përfundimin e ceremonisë në Leposaviç, u përmbyll procesi i betimit të katër kryetarëve të rinj në veri pas zgjedhjeve të 23 prillit.
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.