Betohet kryetari i ri i Zubin Potokut: Do të ofrojmë shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, Sllavisha Bishevac nga Iniciativa Qytetare për Zubin Potokun, ka dhënë dorëheqje para dy javësh nga pozita e tij në këtë Komunë, me qëllim të “parandalimit në mënyrë demokratike” të marrjes së detyrës nga kryetari i zgjedhur, Izmir Zeqiri.
Zeqiri është kryetari i dytë që u betua pas zgjedhjeve të 23 prillit të mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës, pas betimit të kryetarit të veriut të Mitrovicës, Erden Atiç. Zgjedhjet në veri janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.