☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 104.41 ▲4.36%
ARI 4,317 ▼2.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,667 ▲ +1.25% ETH $2,500 ▲ +0.96% XRP $1.3911 ▲ +3.84% SOL $101.0500 ▲ +1.39%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 104.41 ▲4.36 % ARI 4,317 ▼2.08 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 104.41 ▲4.36 % ARI 4,317 ▼2.08 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Betohet Mark Gjonaj, i pari shqiptar në Këshillin bashkiak të Nju Jorkut

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara shënon një tjetër përfaqësim të saj në nivelet e larta të përfaqësimit, këtë herë si pjesëmarrëse në pushtetin vendor.

Një i tillë është dhe ngjitja e shqiptaro-amerikanit Mark Gjonaj në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut.

Në ceremoninë e tij të betimit do të merrte pjesë edhe ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Luli-Faber, e cila e cilësoi si një ditë krenarie për diasporën.

“Ka qenë një ceremoni model dhe e mbushur me emocione inaugurimi dhe betimi i z. Mark Gjonaj të dielën, 21 Janar 2018, në orën 1 pasdite, e organizuar në auditorin e Herbert H. Lehman Educational Campus në E. Tremont, në Bronx. Shqiptarët ishin të parët që nisën të plotësonin formularët e prezencës dhe ishin po ata që i dhanë kolorit kombëtar ceremonisë. Natyrisht të gjithë jemi ndjerë krenarë me përfaqësuesin tonë, Mark Gjonaj, i cili pas dy mandatesh të suksesshëm si ansambleist i shtetit të Nju jork-ut, tash do të na përfaqësoi edhe në Këshillin bashkiak të metropolit njujorkez. Edhe këtu është i pari shqiptar…

U përmend shpesh nga moderatorja Lisa Sorin, por edhe folësit, kolegët e Markut, kongresistë e senatorë të Nju Jork-ut, shprehja: “Për të parën herë një shqiptar në ………”. Urojmë që të mos i jetë i vetmi.

Në Amerikë të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të komuniteteve në ceremoni të tilla u respektohet Kombi nga vijnë, simbolet kombëtare, Flamuri, traditat dhe kultura. Të gjitha këto ishin me shumicë SHQIPTARE në ceremoninë e Mark Gjonajt: Prezenca e përfaqësuesëve tanë në podiumin drejtues të ceremonisë: Dy klerikët e nderuar, famullitari Dom Pjetër Popaj i Kishës Zoja e Shkodrës dhe Imami Edin Gjonaj i Qendrës Islame në  Queens, NY;prezenca dhe përshëndetja e përcjellja e mesazheve të Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, i Presidentit të Kosovës,  nga ambasadoret shqiptare dhe asaj të Kosovës në Washington, Floreta Faber dhe Vlora Citaku, prania e ambasadores shqiptare në Kombet e Bashkuara së bashku me diplomatë të tjerë të Misionit si dhe e Konsulles së Përgjithshme të Kosovës së bashku me ndihmësit e saj në radhët para të  rezervuara të sallës, interpretimi i Himnit shqiptar nga  këngëtarja Jessica Raja, programi shumë emocionues i Grupit të valleve”Rozafat” i Qendrës “Nënë Tereza” veshur me kostumet kombëtare , të drejtuara nga Anxhelina Greca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.