⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.77 ▲1.74%
ARI 4,004 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,042 ▼ -2.59% ETH $2,229 ▼ -3.96% XRP $1.2544 ▼ -2.98% SOL $97.4200 ▼ -2.89%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.77 ▲1.74 % ARI 4,004 ▼0.68 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.77 ▲1.74 % ARI 4,004 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Veliaj në të njëjtin korridor me një person që përshëndeti arrestimin e tij” / Avokati Ndreca ngre alarmin: I rrezik

Drejt e nga burgu i Fierit ku u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj që tashmë është transferuar atje ditën e djeshme, Plarent Ndreca ndan në studion e “Frontline” në Report Tv se ai është i fortë psikologjikisht.

Kryetari i Tiranës është i vetëm në dhomë dhe ka një polic që e ruan.

“Ai është i fortë psikologjikisht. Vijon të jetë në kushte denigruese. Është i vetëm në dhomë, ruhet nga një polic. Nuk ka ujë brenda, as dush individual. Është në një korridor me njerëz të dënuar për krime të rënda. Unë nuk shkoj dot në qeli, del nga dhoma e avokatëve”, tha Ndreca.

Avokati shpjegon se vendimi i transferimit ishte plotësisht i papritur dhe nuk ka pasur as edhe një shkresë formale.

“Ishte një ardhje e befasishme. Është shkuar në institucion, i është kërkuar institucionit të marrë masa për transferimin e Veliajt. Nëse është vendim që është marrë nga institucioni, sigurisht që minimumi bazik është që personi të njihet me arsyet. Jo vetëm që s’kemi pasur shkaqe të arsyetuara, por as shkresë formale. Sot na u pre edhe rruga për ta marrë sepse na u tha që është sekret”, tha Ndreca.
Shqetësimi më i madh është për sigurinë e jetës së Veliajt pasi dikur, ka përshëndetur arrestimin e njërit prej të burgosurve që sot ndodhet në të njëjtin korridor me të.

“Sot mund të jemi në kushtet për një tension për jetën dhe shëndetin e Veliajt për shkak të personazheve me rrezikshmëri të shquar shoqërore, janë të famshëm, sigurisht që krijon tension familjar për jetën e Veliaj. Është funksionar publik, në mandatin e tretë, ka bërë deklarata publike. Ka dalë publikisht dhe përshëndetur në momentin kur është arrestuar dhe është në të njëjtin korridor”, tha Ndreca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.