Bill Gates: Librat që lexova në 2015
Në blogun e tij personal, manjati i teknologjisë, flet sinqerisht dhe shumë përmbledhtazi mbi ato që ka lexuar gjatë vitit që po mbyllim, duke pohuar me modesti se leximi është ai që e ka bërë të mësojë në jetë.
Unë thjesht i hodha një sy listës së librave që lexova gjatë këtij viti, dhe vura re një stil. Shumë prej tyre preknin temën të cilën unë do ta quaja “how things work” (si funksionojnë gjërat).
Disa shpjegojnë diçka që ka lidhje me botën fizike, si për shembull se si përdoren hekuri dhe qelqi, apo se si të çlirohesh nga sëmundjet vdekjeprurëse. Të tjerë ofronin një vëzhgim të thellë të qenieve humane: Pikat tona të forta e ato të dobëta, kapacitetet tona për rritjen afatgjatë, apo gjërat që ne vlerësojmë më shumë.
Unë nuk ia vura vetes si synim të eksploroja temat fillimisht, megjithëse në retrospektivë, kjo merrte shumë kuptim qëkurse arsyeja kryesore për të lexuar tek unë, ishte të mësoja.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të shkurtër të librave që lexova në vitin 2015, duke mos iu nënshtruar ndonjë rendi të veçantë, që të mban më gjatë lidhur me leximet.
Siç ndodh zakonisht me listat e mia të fundvitit (nëse ju intereson mund t’i hidhni një sy atyre të 2013 e 2014), jo të gjithë librat u shfaqën aty këtë vit. Unë shpresoj se ju do të gjeni aty diçka që lidhet me interesat tuaja.
***
Rruga drejt karakterit
“The Road to Character”, e David Brooks. Kritika në “New York Times” analizon vlerat kundërthënëse që na motivojnë ne të gjithëve. Ai argumenton se shoqëria amerikane bën një punë të mirë në kultivimin e “résumé virtues” (zakoneve që na çojnë drejt suksesit të jashtëm), por jo në ato që njihen si “eulogy virtues” (pra, zakonet që na çojnë ne drejt paqes së brendshme në mendjen tonë). Brooks profilizon figura të ndryshme historike që ishin dikur modele të karakterit. Unë mendova se portreti tij i gjeneralit të Luftës së Dytë, George Marshall, ka qenë veçanërisht frymëzues. “The Road to Character” më dha mua shumë për të kuptuar. Është një vështrim provokues për të parë se çfarë do të thotë ta jetosh jetën mirë.
Shpjegues gjërash me fjalë të thjeshta
Thing Explainer: Material i komplikuar i shpjeguar me fjalë të thjeshta, nga Randall Munroe. Truri pas XKCD shpjegon subjekte të ndryshme — nga funksioni i smartfonëve, deri tek çfarë thotë Kushtetuta Amerikane — duke përdorur vetëm 1,000 fjalët më të përdorura në gjuhën angleze dhe diagramat në stilin “blueprint”. Është një koncept brilant, sepse nëse ju nuk mund të shpjegoni dot diçka në mënyrë të thjeshtë, ju vërtet nuk e kuptoni dot atë.
Të jesh Niksoni, një burrë i ndarë
“Being Nixon: A Man Divided”, nga Evan Thomas. Ish-presidenti amerikan, Richard Nixon, shpesh është portretizuar më shumë si një hileqar se sa një tregtar lufte. Kështu, ka qenë rifreskuese të shohësh një rrëfenjë më të balancuar te “Being Nixon”, nga autori dhe gazetari Evan Thomas. Unë nuk do ta cilësoja atë një portret simpatik në shumë aspekte, Nixon ishte një person shumë josimpatik, — por është pra aty një empatik. Më shumë se sa thjesht i fokusuar te presidenca e Niksonit, Thomas përqafon një qasje të thellë e realiste dhe ofron një vështrim të mprehtë mbi mënyrën se si punonte një njeri brilant, me të meta dhe konfliktual.
Materiale plotësuese me sytë hapur
“Sustainable materials with both eyes open”, nga Julian M. Allwood dhe Jonathan M. Cullen. Sa mund t’i reduktojmë emisionet e karbonit që na prodhohen kur përdorim materiale? Ndoshta fare pak, sipas ekipit të Universitetit të Kembrixhit që qëndron pas këtij libri. Ato kanë gërmuar shumë në materialet që njerëzit përdorin më shumë, me fokus të veçantë te hekuri dhe alumini dhe tregojnë se si ne, mund të reduktojmë emisionet deri në 50 për qind, pa u kërkuar njerëzve të bëjnë sakrifica të mëdha.
Çrrënjosja: Çlirimi i botës nga sëmundjet
“Eradication: Ridding the World of Diseases Forever?”, nga Nancy Leys Stepan. Historia e përpjekjeve të çrrënjosjes së Stepan, ju jep një ide të mirë të asaj se sa të përfshirë mund të punojmë ne, se sa mënyra të ndryshme qasjesh janë testuar pa sukses dhe se sa shumë kemi mësuar nga dështimet tona.
Mendësia: Psikologjia e re e suksesit
“Mindset: The New psychology of success”, nga Carol S. Dweck. Ky libër fillimisht erdhi në vëmendjen time para pak viteve, gjatë një sesioni shpikjesh në arsim me mikun tim, Nathan Myrhvold. Ka qenë një ndikim i rëndësishëm në punën edukative të Fondacionit (“Bill & Melinda Gates Foundation”, shën. përk.). Nëpërmjet kërkimeve më inteligjente dhe angazhimit në shkrime, Dweck na arsyeton atë se si besimet tona rreth kapaciteteve që posedojmë, ushtrojnë ndikim të madh mbi atë se si ne mësojmë dhe se cilat rrugë marrim në jetë. Vlera e këtij libri zgjeron rrugën që fshihet pas botës së edukimit. Është po aq i rëndësishëm për njerëzit e botës së biznesit që duan të kultivojnë talentin, për prindërit që duan të rrisin fëmijët e tyre duke u përballur me sfidat.
Pyetja vitale
Ia vlen ta përmendësh. E lexova këtë libër gjatë këtij viti dhe ai meriton një vend në këtë listë, por unë nuk kam pasur kohë t’i kushtoj atij një lexim të thellë siç do të duhej. “The Vital Question” nga Nick Lane, është një hetim brilant në origjinën e jetës. Unë e dashurova atë aq shumë, saqë menjëherë bleva të gjithë librat e tjerë të Lane.
Përgatiti: Armand Plaka