☁️
Tiranë 11°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,709 ▲1.84%
DOW 53,355 ▲3.03%
NASDAQ 25,873 ▲1.97%
NAFTA 88.09 ▼8.33%
ARI 4,071 ▲3.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,300 ▲ +3.57% ETH $2,424 ▲ +5.9% XRP $1.3066 ▲ +2.3% SOL $95.3200 ▲ +2.17%
S&P 500 7,709 ▲1.84 % DOW 53,355 ▲3.03 % NASDAQ 25,873 ▲1.97 % NAFTA 88.09 ▼8.33 % ARI 4,071 ▲3.31 % S&P 500 7,709 ▲1.84 % DOW 53,355 ▲3.03 % NASDAQ 25,873 ▲1.97 % NAFTA 88.09 ▼8.33 % ARI 4,071 ▲3.31 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Bisedimet për anëtarësim/ Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian

Në konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian janë diskutuar detyrat kryesore që i jepen vendit tonë në rrugën e gjatë deri në anëtarësimin përfundimtar.
Në tryezën e kësaj konference, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, Josep Borrell tha se në këtë moment Shqipëria do ndihmohet për të shpejtuar reformat sa më afër Bashkimit Evropian.

Josep Borrell: Harmonizimi juaj me politikat dhe BE-së, ashtu sikurse puna juaj dhe bashkëpunimi me këshillin e OKB, reflekton drejtimin e duhur. Kjo vjen edhe më një çmim të larte dhe pjesë e këtij çmimi është se jeni pjesë e listës së disa vendeve të padëshirueshme. Siç e e kemi thënë, keni harmonizimin 100% me politikat  e BE-së. Është një politikë që vlerësohet nga ne dhe marrëdhëniet tona nuk janë transaksione interesi, por qëllimet që kemi. Shqipëria do të mbështet e nga BE për të ngritur qëndrueshmërinë e vet në proceset që janë pjesë e agresionit rus. E dimë sa e vështirë ka qenë për ju zoti Kryeministër. Disa ditë më parë qeveria shqiptare u shenjtëruar nga një sulm kibernetik. Pamë një veprim për tu përballur me këtë rrezik. Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd-Prishtinë. Ka dhënë një shenjë për fqinjësinë e mirë. Mezor pres të vazhdoj të punoj mbi rrugën tonë europiane, ne kemi nevojë për Shqipërinë, që të plotësojmë kuadrin e BE. Jemi më të fortë bashkë.

Komisioneri Evropian për Zgjerimin Varhelyi deklaroi se Bashkimi Europian do mbështesë Shqipërinë për të plotësuar të gjitha kushtet.

Varhelyi: Do mbështesim Shqipërinë për të plotësuar kushtet e Bashkimi Evropian. Reforma, drejtësia, anti korrupsioni. Do kërkohet ndryshim në shumë pjesë të ekonomisë së Shqipërisë. Thelbësore të komunikojmë në lidhje me të mirat dhe shanset që ky proces anëtarësimi fiton.

Kryeministri Rama në fjalën e tij në konferencën ndërqeveritare, foli për angazhimin shqiptar për këtë proces edhe pse ka pasur shumë sfida që e vonuan këtë ditë.

Bisedimet vijojnë me pas me takimet e tryezave të ekspertëve të cilët do të diskutojnë në vazhdim të gjitha detajet që duhen plotësuar për anëtarësimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.