🌧️
Tiranë 5°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.14 ▼1.42%
ARI 4,402 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,804 ▼ -3.71% ETH $2,064 ▼ -5.22% XRP $1.3616 ▼ -4.15% SOL $86.6800 ▼ -5.71%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.14 ▼1.42 % ARI 4,402 ▲0.59 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.14 ▼1.42 % ARI 4,402 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Biznese, 9 dokumentet që t’i shpëtoni kontrollit tatimor

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka hyrë në një fazë intensive të sensibilimit të biznesit për  ti lajmëruar ato rreth procedurave të inspektimit, të drejtat dhe detyrimet që kanë. Synimi është që bizneset të përmbushin në mënyrë vullnetare detyrimet ndaj shtetit. Në një material sqarues Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohon se do të ketë mirëkuptim (sipas ligjit) sa i takon caktimit të datës dhe orës së inspektimit, shkruan “Monitor”.

“Kontroll i aktiviteteve të biznesit tuaj mund të përfshijë disa fusha kryesore, të tilla si, të ardhurat,verifikim i saktësisë së çmimeve të shitjes, shumave të raportuara, si janë klasifikuar dhe dokumentuar, etj” njoftojnë tatimet. Por që bizneset të mund të shpejtojnë nga një gjobë e mundshme ende pa nisur kontrolli duhet të kenë gati 9 dokumente si më poshtë:

1-Afishimin e Niptit në adresën kryesore dhe Niptet sekondare në adresat respektive.

2- Liçensat ose lejet sipas llojit.

3-Pasjen e një listëpagese apo edhe të E-Sig 27  për punonjësit e deklaruar rishtazi.

4- Kontratat e punës, listë prezencat e firmosura për punonjësit. (Sigurimin që çdo punonjës të ketë një kartë identiteti me qëllim verifikimin saktë të tij).

5- Funksionim i kasës fiskale sipas parametrave ligjorë. Të hapet para fillimit të punës, si dhe të kryhet mbyllja për transmetimin ditor në përfundim të punës (ose turnit respektiv). Kasa duhet të jetë e detajuar sipas artikujve dhe/ose shërbimeve.

6- Disponimin e mandat-arkëtimeve dhe mandat- pagesave, ditarit/librit të arkës. Disponimin e transaksioneve me banka të dokumentuara (brenda dhe jashtë vendit).

7-Disponimin e kontratës së qirasë apo aktit të pronësisë ku ushtrohet aktiviteti.

8- Bilancet kontabile sipas periudhave respektive

9- Disponimin e inventarit të fillim vitit, në sasi, vlerë dhe kosto blerje, sipas mallit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.