Ekonomia

Bizneset nisin shlyerjen me këste të faturave të energjisë elektrike

Pjesa kryesore e bizneseve që marrin energjinë elektrike nga Operatori i Shpërndarjes (OSHEE), u takon bizneseve që furnizohen nga linjat e tensionit të ulët dhe sipas OSHEE-së, në total janë rreth 90 mijë kontrata debitore nga subjekte private me vlerë rreth 14 miliardë lekë, por afro 85 mijë kontrata janë nga subjektet private, të cilat furnizohen në linjën Tension i Ulët.
Nga data 2 Mars kur nisi procesi mes bizneseve dhe OSHEE-së, 8000 biznese kanë lidhur marrëveshjet për pagesat me këste, me vlerë 600 milionë lekë dhe që i kanë shlyer.
Sipas marrëveshjeve, bizneset që furnizohen në Tension të Mesëm 35kv-6 kv, kryesisht ato në sektorin industri, detyrohen të paguajnë deri me 6 këste të barabarta, një proces që mbyllet brenda datës 31 dhjetor 2015.
Pas kësaj date, sipas ligjit të ri për energjinë, që nga data 1 janar 2016 kjo kategori biznesi nuk do të furnizohet nga OSHEE, pasi me liberalizimin e tregut, do të jenë si klientët e kualifikuar dhe do të duhet ta gjejnë vetë burimin e furnizimit me energji elektrike.
Bizneset që furnizohen në Tension të Mesëm 20-10-6 kv vjanë biznese të mëdha, që ndodhen kryesisht rreth autostradës Tiranë-Durrës, kanë marrëveshje me OSHEE-në, në bazë të të cilave, këstet e pagesës së detyrimeve janë deri në 12 muaj në shuma të barabarta. Këtij grup-biznesesh kanë afate të ndryshme për likujdimin e faturave të papaguara për energjinë elektrktrike. Kështu, bizneset që furnizohen në linjat 20/10 kv duhet të shlyejnë detyrimet brenda 31 dhjetor 2016 dhe ato që furnizohen në linjat 6 kv brenda datës 31 dhjetor 2017. Ky grup biznesesh kanë tre vjet që janë të shkëputur nga furnizimi me energji nga OSHEE, por detyrimet i kanë të mbledhura ndër vite.
Bizneset që furnizohen në Tension të Ulët, biznese në shërbim dhe prodhim kanë afat 12-mujor për pagesat e faturave të prapambetura të energjisë, objektet e kultit me 12 këste
ndërsa serat dhe Pompat ujitëse për 24 këste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button