☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.69 ▲0.13%
ARI 4,660 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,195 ▲ +3.03% ETH $2,136 ▲ +3.78% XRP $1.3400 ▲ +1.88% SOL $82.0800 ▲ +1.93%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.69 ▲0.13 % ARI 4,660 ▼0.43 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.69 ▲0.13 % ARI 4,660 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Bizneset pezullojnë investimet

ekonomiaMoskonstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re po lë pasoja të rënda në zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo situatë politike ka bërë që shumë investitorë të mos ndihen të sigurt të investojnë në këtë kohë. Kjo është dëshmuar edhe me ofertimin e vetëm të një kompanie për projektin e ‘Brezovicës’.

Për koncesionimin e saj fillimisht kishin shprehur interesim shtatë konsorciume, ndërsa ishin parakualifikuar katër, por nga katër të parakualifikuarat vetëm një konsorcium ka ofertuar. Ekspertët vlerësojnë se krejt kjo ka të bëjë me krizën politike, pasi, sipas tyre, investitorët seriozë nuk ndihen të sigurt që në këtë kohë të investojnë, shkruan Kosova Sot.

Megjithatë, zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nuk e kanë pranuar se koncesionimi i ‘Brezovicës’ është i lidhur me situatën politike. Ata thonë se projekti i Brezovicës është në proces të vlerësimit të ofertës nga ana e ekspertëve.

Lulzim Demolli, këshilltar për medie në MTI, ka thënë se ky proces nuk është i lidhur me proceset politike. Ai thotë se oferta e ofertuesit të vetëm është duke u vlerësuar dhe se ajo me ligjet në fuqi koha e vlerësimit të ofertës është 180 ditë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.