Ekonomia

Bizneset, sërish protestë para Bashkisë për taksat e larta

Bizneset tregtuese e të shërbimeve të Tiranës po protestojnë sërish gjatë ditës së shtunë kundër taksave të larta të vendosura pa asnjë lloj transparence nga Bashkia e Tiranës.
Faturat tepër të larta që u kanë ardhur pjesës më të madhe të bareve e lokaleve në kryeqytet, por edhe njësive të fruta perimeve i kanë acaruar së tepërmi bizneset. “Për një sipërfaqe jashtë prej 50 metra katror, duhet të paguaj 75,000 lekë tarifë për zënie hapësire vetëm për janarin”, thotë pronari i një bari, që ka aktivitet në rrugën Sami Frashëri në Kryeqytet, duke shtuar që ai aq nuk arrin t’i fitojë në një muaj në lokalin poshtë një pallati.
Të zemëruar janë dhe dyqanet e vogla që tregtojnë fruta perime jashtë. “Jemi dy vëllezër binjakë që kemi mbaruar ekonomikun dhe nuk arrijmë të gjejmë punë e po detyrohemi të rrimë në dyqan”, thotë Evisi që menaxhon një biznes familjar në Komunën e Parisit. Na ra si bombë, tha ai, nuk e dinim fare, vetëm kur na thanë shkoni në bashki se ju kanë dalë taksat, teksa pohon që për dy muaj (janar-shkurt) u duhet të paguajnë 30 mije lekë për një sipërfaqe të vogël që shfrytëzojnë aty jashtë.
Një bari po aty afër, të futur në lagje që nuk pengon as tortuar dhe as rrugë i ka ardhur fatura 20 mijë lekë për janarin për dy tavolina që vendos jashtë. “Ambientin brenda e kam shumë të vogël dhe me zor pres ngrohjen e kohës që të nxjerr dy tavolina jashtë”, thotë ai, duke shtuar se do të detyrohet të mbyllë aktivitetin.
Janë me qindra biznese në Tiranë, që janë në kushtet e mbijetesës dhe taksat e larta, sidomos ajo e zënies së hapësirës prej 1500 lekë për metër katror jo vetëm I ka gjetur të papërgatitur por dhe i çon drejt falimentit të sigurt. Një pjesë e madhe e tyre janë të painformuar dhe për rritjen e taksave të tjera, si ajo e pastrimit apo e tabelave dhe vendosjen e taksës së arsimit prej 4000 lekë në vit. Deri tani Bashkia ka nxjerrë në system vetëm taksën e zënies së hapësirës dhe pritet të dalin dhe taksat e tarifat e tjera brenda 10 marsit për bizneset e vogla dhe në prill për të tjerat.
Vendimi i këshillimi bashkiak i datës 30 dhjetor Bashkia e Tiranës ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj biznesit, kryesisht për tabelat dhe zënien e hapësirave publike. Taksa e zënies së hapësirës u 10 fishuar në 1500 lekë për metër katror. Taksa e tabelës mbi 2 metër katror shkon 45 mijë lekë, ndërsa për tabelat elektronike kjo taksë shkon 90 000 lekë metër në vit. Më parë tabela elektronike tatohej njësoj nga sipërfaqja me tabelat e tjera. Rritja të madhe kanë pësuar taksat e tabelës edhe për bizneset që janë ish komunat që i janë bashkuara Tiranës. Një metër katror tabelë do të tatohet me 3 1.500 lekë/m2/vit dhe tabelat elektronike do të kushtojë 63.000 lekë/m2/vit. Mirëpo krahas ta taksave tradicionale këtë vit bashkia e Tiranës ka vendosur taksën për Arsimin. Çdo qytetar do të paguajë në 1800 lekë në vit ndërsa bizneset sipas llojit të aktivitetit do të paguajnë 4000 deri 3700 mijë lekë në vit. Kjo taksë sipas këshillit bashkiak do të jetë e përkohshme për një periudhë 7 vjeçare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button