Ekonomia

Biznesi: 18 kërkesat tona për projektligjin “Për procedurat tatimore”

 

Forumi i Dhomave te Tregtise dhe Shoqatave te sipermarrjes me inisiative te Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Biznes Albania, është mbledhur sot, pasi u konsultuan me te gjithe grupet e interesit, paraqitën per here te pare ne menyre te unifikuar propozimet per shtesat dhe ndryshimet ne projektligjin per procedurat tatimore. Ne menyre te permbledhur, keto propozime konsistojnë;

të krijohet Ombutsmani i sipermarrjes i propozuar nga komuniteti i biznesit,  te riformatohet Bordi i Apelimit i cili do te kete pjesmarrje me rreth 50 % anetare te propozuar nga sipermarrja; menyra e komunikimit te administrates tatimore te vazhdoje te jete nepermjet postes duke marre per baze daten e dorezimit te njoftimeve nga kjo e fundit; kalimi i shoqerive ne rregjistrin pasiv ne rast se ato nuk kane me aktivitet te behet ne menyre automatike por ndryshimi eshte se nga momenti i kalimit pasiv nuk duhet te paguajne gjoba dhe interesa pa ju shmangur detyrimit tatimore te gjeneruara deri ne marrjen e ketij statusi; te ndryshoje afatit te rikontrollit tatimor dhe njoftimi paraprak per rikontroll; pagesa e detyrimit tatimor ne rast apelimi te shtyhet deri ne perfundim te apelimit dhe marrjes se vendimit te formes se prere; të ulen gjobat per mosdeklarim; te vendosen sanksione per punonjesit e administrates tatimore te cilet marrin vendime te gabuara me ose pa dashje te cilat cojne ne krijimin e demit ekonomik tek sipermarrja. Nese kjo provohet, punonjesi/t e organeve tatimore gjobiten me demshperblim deri ne 30% e vleres se demit te shkaktuar.

Ndërkohë kerkohet qe ne rastin e pageses se detyrimeve tatimore me keste sipas nje marreveshje: parapagim ne masen 10 % dhe jo 30 %;  mos aplikim i gjobave dhe kamatave por vetem te nje interesi sipas normes baze te interesit sipas BSH; shtrirja e pagesave jo me pak se 1 vit dhe jo me shume se 2 vjet. Kerkohet konsultim paraprakisht dhe pergjate procesit te miratimit per çdo ligj, VKM dhe udhezim te cilat prekin interesat e sipermarrjes (çeshtjet e ATA dhe Shoqates Transporteve); kerkohet  qe per faturat tatimore te leshuara nga subjektet private, qe nuk sjellin efekte financiare per DPT dhe qe jane vetem gabime teknike, qe penalizohen gjoba me 10% te fatures por jo me shume se 1.000 leke. Kerkohet gjithashtu qe gjobat per biznesin e vogel te behet me disa faza: njoftim keshillimi, më pas pershkallezim gjobe ne proporcion me shkeljen; mosleshimi i kuponit tatimor te jete 5000 leke (biznesi madh 10.000 leke) dhe kontrolli i befasishem me distance 90 dite pervec rasteve te shkeljeve flagrante.

Lidhur me kerkesat e mesiperme, Ines Muçostefa tha se “Projektligji per procedurat tatimore renditet si nje nga aktet ligjore me shume interes dhe impakt per sipermarrjen shqiptare, pasi ka ne thelb rregullimin ligjor te marredhenies Administrate Tatimore dhe Tatimpagues.  Vitin e kaluar kjo marredhenie pati probleme te cilat u ndikuan mjaft edhe nga aksioni i ekzekutivit kunder informalitetit ne ekonomi. Kete vit shohim me interes dhe vleresojme hapjen e nje dialogu konkret dhe konstruktiv midis Minstrise se Financave dhe Sipermarrjes per te harmonizuar me kete projektligj disa shtesa dhe ndryshime qe i konsiderojme te rendesishme. Ne kete kuader, Bashkimi i Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise dhe Biznes Albania, ne bashkepunim me Dhomat e Huaja te Tregtise dhe Shoqatat me te rendesishme te sipermarrjes, kane marre nje inisiative mjaft te rendesishme per te formalizuar Forumin e Dhomave te Tregtise dhe Shoqatave te sipermarrjes. Ky Forum e nis punen me diskutimin dhe harmonizimin e propozimeve per projektiligjin e procedurave tatimore te te gjithe grupeve te interesit per tja percjelle me pas ekzekutivit ne nje format unik e gjitheperfshires, gje e cila, ndikon pozitivisht ne trajtimin e tyre nga ana e qeverise. Nga te gjitha takimet qe kemi patur, do te duam ti sigurojme qeverise qe sipermarrja eshte e interesuar qe te ndikoje ne permiresimin e klimes se berjes biznes ne Shqiperi. Me pas puna e ketij Forumi do te vijoje edhe me projektligjin per paketen fiskale dhe me projektliigje te tjera te rendesishme duke patur nje komunikim te vazhdueshme me te gjithe autoritetet shteterore per te siguruar dialogun konstruktiv dhe vijueshmerine e marredhenies me qellimin e vetem te mbeshtetjes dhe mbrojtjes se interesave te sipermarrjes shqiptare. Shprehim bindjen qe Qeveria do ti marre parasysh propozimet dhe sygjerimet tona lidhur me realizimin e objektivave te perbashketa per: nje treg konkurrent lokal dhe rajonal dh nje ekonomi te qendrueshme dhe mire performante”.

Kurse Luan Bregasi u shpreh se: “Rendesia e tryezes se Forumit te Dhomave te Tregtise dhe Shoqatave te sipermarrjes si nje risi e rendesishme e organizimit te sipermarrjes shqiptare; vijimi i punes se Forumit edhe per ceshtje te tjera te rendesishme te sipermarrjes shqiptare; rendesia e dialogut me MF dhe fryma e re e komunikimit dhe bashkepunimit te Ministrit te Financave me Sipermarrjen per te dialoguar dhe pranuar propozimet; pikat kryesore te shtesave dhe ndryshimeve ne ligjin per procedurat tatimore; vijimi i aktivitetit te Forumit edhe me projektligjin per Paketen Fiskale”.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button