Ekonomia
Biznesi optimist për ecurinë e kërkesës në sektorin e shërbimeve
Biznesi shprehet optmist për ecurinë e kërkesës në sektorin e shërbimeve.
Banka e Shqipërisë publikoi raportin e vrojtimit të treguesve të besimit të bisnesit dhe konsumatorëve ndaj sektorëve të ekonomisë, ku ndër të tjera vëren se, treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSh) vijoi përmirësimin e regjistruar, duke u rritur me 2.3 pikë përqindje në tremujorin e katërt te vitit te kaluar.
Bizneset e sektorit të shërbimeve shprehen optimiste për kërkesën dhe gjendjen financiare. Ndërsa treguesit e balancave të tyre u rritën përkatësisht me 2.3
dhe 5.7 pikë përqindje.