Ekonomia

Biznesmeni i dhunuar tërhiqet nga investimi në Gjirin e Lalzit

Shtetasi amerikan, me kombësi libaneze, Fadi Mitri, që u rrah me shkop bejsbolli pak ditë më parë në Tiranë, ka vendosur të tërhqet nga investimi në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se gjatë mëngjesit është njoftuar edhe stafi i shoqërisë si dhe brenda pak orësh do të ketë një deklaratë për mediat, ku do të bëhet i ditur vendimi.

Bëhej fjalë për një investim me vlerë 180 milionë euro. Kompania është “Omnix Albania”, që është regjistruar në QKR, më 27 mars të vitit 2008, me pronar shtetasin nga Katari Jamal Abdulsalam Abu Issa. Kapitali i saj në regjistrimin fillestar ka qenë rreth 10 milionë dollarë, ose 1.1 miliardë lekë.

Abu Issa rezulton edhe administrator i shoqërisë, detyrë që ia ka deleguar për një kohë të shkurtër përfaqësuesit të tij ligjor, Fadi Mitri, me pasaportë amerikane, i lindur në Liban. Investitori nga Katari zotëron edhe një kompani tjetër në Shqipëri, të quajtur “Omnix Contracting and Enginnering”, administrator i së cilës është gjithashtu Fadi Mitri, personi që u plagos dje.

Kjo kompani ka si objekt zhvillimin e pasurive të paluajtshme, investimet në infrastrukturë, turizëm, botime, shërbime mediatike dhe publiciteti, aktivitet në fushën e radios dhe televizionit, import-eksport etj. Adresa kryesore e kompanisë është komuna Draç në Gjirin e Lalzit.

Përveç resortit që do të ndërtohej nga kjo kompani, janë edhe 7 propozime nga subjekte të tjera private për fshatra turistikë në zonën e Gjirit të Lalzit. Këto propozime janë pasqyruar në hartën e Planit për Zhvillimin e Bregdetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button