☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 86.93 ▼2.8%
ARI 4,206 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,182 ▲ +0.2% ETH $2,709 ▼ -0.18% XRP $1.5094 ▼ -0.15% SOL $120.2000 ▼ -0.33%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 86.93 ▼2.8 % ARI 4,206 ▲1.17 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 86.93 ▼2.8 % ARI 4,206 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Politika

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Gazetari Bledi Mane u rrethua dhe u sulmua me vezë një ditë më parë nga një grup protestuesish gjatë protestës së “Revolucionit Flamingo”, pranë Kuvendit. Në pamjet e incidentit, disa prej tyre dëgjohen duke e fyer dhe duke i thirrur “servili i Ramës”, ndërsa Mane i pyet: “Me mua çfarë keni?”.

Një ditë pas ngjarjes, gazetari ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka dhënë versionin e tij për atë që ndodhi. Mane thotë se, përveç vezëve, është goditur edhe me një gur të vogël në pjesën e pasme të kokës dhe se është ndjekur nga rreth 30 persona.

Sipas tij, incidenti ndodhi rreth orës 16:00 të 5 tetorit, teksa po ecte në rrugën “Abdi Toptani”.

“U detyrova të ndaloj e t’i pyes ‘çfarë kishin me mua personalisht’, por turma e agravuar filloi në kor të shante, të fyente e të kërcënonte në mënyrë të organizuar dhe histerike”, shkruan Mane.

Gazetari pretendon se mes protestuesve kishte edhe të mitur dhe se, gjatë përballjes, disa prej tyre i kërkonin llogari për mënyrën se si ushtron profesionin dhe për qëndrimet që shpreh në televizion apo në rrjetet sociale.

“Turma prej 30 personash, mes të cilëve edhe minorenë, mes sharjeve dhe kërcënimeve më orientonte se si duhet të bëj gazetari dhe çfarë duhet të shkruaj e si duhet të flas në televizor”, shprehet ai.

Mane e konsideron incidentin një sulm për shkak të punës dhe qëndrimeve të tij publike, ndërsa pretendon se personat që e sulmuan ishin të paguar. Në reagimin e tij ai përmend Arlind Qorin dhe Agron Shehajn, të cilëve u drejton akuza se paguajnë persona për akte të tilla, pa paraqitur prova për këtë pretendim.

“Asnjë individ e asnjë turmë sado e paguar nuk i ndalon dot kurrë gazetarët në misionin e tyre”, shkruan Mane, duke u bërë thirrje gazetarëve të vazhdojnë punën dhe të mos tremben nga kërcënimet.

Reagimi i plotë i Bledi Manes:

Dje në datë 5 tetor 2026 rreth orës 16:00 duke ecur qetësisht në rrugën “Abdi Toptani” jam ndjekur nga një grup rreth 30 personash të ashtëquajtur “protestues të revolucionit flamingo” të cilët si fillim më kanë goditur me një vezë dhe një gur të vogël në pjesën e pasme të kokës. U detyrova të ndaloj e ti pyes “çfarë kishin me mua personalisht” por turma e agravuar filloi në kor të shante, të fyente e të kërcënonte në mënyrë të organizuar dhe histerike. U përballa me ta në çdo sekondë pa pasur frikë e pa ikur me vrap siç bën ndonjë politikan kur e sulmojnë pasi mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë vrasjeje apo korrupsioni. Turma prej 30 personash mes të cilëve edhe minorenë, mes sharjeve dhe kërcënimeve me orientonte se si duhet te bëj gazetari dhe çfarë duhet të shkruaj e si duhet të flas në televizor.

Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një gazetar rrethohet, kërcënohet dhe linçohet publikisht me arsyen e vetme pse kryen detyrën dhe pse shkruan e pse shpreh publikisht në mediumet kombëtare apo rrjetet sociale mendimet e tij. Natyrisht që asnjë individ e asnjë turmë sado e paguar nuk i ndalon dot kurrë gazetarët në misionin e tyre por po i bëj thirrje publike arlindqorrëve dhe goneshehajve të politikës të ndalojnë së paguari cilindo gangster rruge pasi me vezët që ata godasin nuk do marrin kurrë pushtetin e ëndërruar.

Falënderoj organizatat e gazetarëve, mediat e ndryshe, kolegët, miqtë e shumtë, policinë e shtetit dhe trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri që mu gjendën pranë dhe treguan solidaritet njerëzor. Njëkohësisht u jap kurajo gjithë gazetarëve e u them të vazhdojnë punën e tyre sepse pavarësisht decibelit të lartë klithmave të mos tremben në punën e tyre nga asnjë individ apo turmë e dëshpëruar dhe e paguar provizorisht!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.