☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 87.21 ▼2.48%
ARI 4,196 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,212 ▲ +0.11% ETH $2,715 ▼ -0.15% XRP $1.5098 ▼ -0.38% SOL $120.3800 ▼ -0.21%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.21 ▼2.48 % ARI 4,196 ▲0.93 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.21 ▼2.48 % ARI 4,196 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Politika

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë diskutimit në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, u ndal te marrëveshjet me Gjermaninë për rinovimin e konvikteve të universiteteve publike dhe programin për klimën.

Balla bëri të ditur se programi i investimeve parashikon rehabilitimin energjetik të 19 konvikteve ekzistuese dhe ndërtimin e të paktën 3 konvikteve të reja, me synim përmirësimin e kushteve të akomodimit dhe rritjen e standardeve të jetesës për studentët.

“Dua të theksoj që në fazat e para dhe të treta janë rehabilituar 5 konvikte, ndërsa programi parashikon rehabilitimin energjetik të 19 konvikteve ekzistuese dhe ndërtimin e të paktën 3 konvikteve të reja. Kjo është një marrëveshje që u iniciua në kuadër të Paktit për Universitetin dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë rigorozë angazhimeve që ka marrë qeveria”, u shpreh Balla.

Ai nënvizoi se për shkak të natyrës ndërkombëtare të marrëveshjeve, në proces përfshihet edhe Kuvendi, përmes procedurave të ratifikimit. Duke iu referuar kushteve aktuale të konvikteve, Balla tha se disa prej tyre, veçanërisht në Qendrën Studentore nr. 1, ofrojnë tashmë standarde të mira, ndërsa objektivi është që kjo cilësi të shtrihet në të gjitha konviktet studentore.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe institucioneve të tjera financiare, për realizimin e këtyre investimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.