🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,772 ▲0.09%
DOW 51,886 ▼0.31%
NASDAQ 27,243 ▲0.44%
NAFTA 89.90 ▼2.67%
ARI 4,387 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,521 ▲ +0.62% ETH $2,752 ▲ +0.03% XRP $1.5716 ▲ +4.48% SOL $118.0400 ▲ +0.5%
S&P 500 7,772 ▲0.09 % DOW 51,886 ▼0.31 % NASDAQ 27,243 ▲0.44 % NAFTA 89.90 ▼2.67 % ARI 4,387 ▲0.07 % S&P 500 7,772 ▲0.09 % DOW 51,886 ▼0.31 % NASDAQ 27,243 ▲0.44 % NAFTA 89.90 ▼2.67 % ARI 4,387 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

“Bleona Mata do të gjendet brenda BE-së”- Idajet Beqiri: Çështja në SPAK është lënë pas dore! Ky krimi dënohet der

Përgjatë viteve, çështja e Bleona Matës ka pasur zhvillime të ndryshme, por për fat të keq pa asnjë rezultat.

Por, për avokatin e çështjes, Idajet Beqiri, duket se gjetja e saj është më afër nga sa mund të mendohet. I ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, Beqiri u shpreh se ekziston mundësia që Bleona të gjendet brenda Bashkimit Evropian, por për këtë duhet “ngacmuar” Prokuroria e Posaçme.

Sipas tij, SPAK-u e ka lënë pas dore çështjen e Bleona Matës dhe theksoi se nuk duhet pezulluar për shkak të ekzistencës së disa provave.

“Është lënë pas dore. Nuk mund të pezullohen çështje të tilla, aq më shumë kur ke prova shumë dhe ato prova duhet t’i analizosh ditë për ditë, edhe ditë për ditë duhet të shtosh gjëra që të çojnë në drejtimin e duhur. Ne tani do ta ngacmojmë SPAK-un se kemi material që do ta shohim në rrugën e duhur, edhe Bleona do të gjendet brenda Bashkimit Evropian”, u shpreh avokati.

Beqiri bëri gjithashtu dhe apel për të gjithë bashkëpunëtorët në zhdukjen e Bleona Matës që të vetëdorëzohen në organet kompetente dhe të ndihmojnë në gjetjen e saj.

“Kjo është një vepër penale dhe dënohet deri në burgim të përjetshëm dhe jam i bindur që ara që kanë dorë, kanë në dorë fatin e tyre. Edhe këtë ua bëj apel, madje sepse nëse ata vetë bëhen bashkëpunëtorë dhe tregojnë ku është dhe çfarë ka ndodhur me vajzën, ata janë të lehtësuar dhe penalisht sepse dispozita ligjore në raste të tilla e ka maksimumi 30 vite burg. Nëse do të zbulohet nesër dhe del që je bashkëpunëtor dhe ke pjesë në të, ke qenë pjesë e grupit të strukturuar kriminal, e ke burgim të përjetshëm. Kështu që, derisa edhe veten e tyre shpëtojnë nëse japin ndihmesën e duhur”, tha Beqiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.