roze
Bleona Qereti godet sërish!
Bleona Qereti ka tërhequr sërish vëmendjen në një mbrëmje ku ndahen çmime muzikore. Këngëtarja shqiptare, pasi habiti të gjithë me (zh)veshjen e saj në American Music Awards në nëntorin e vitit të kaluar, u shfaq në çmimet Grammy me një tjetër kostum që la me gojë hapur.
Ajo ishte veshur me një kostum të çuditshëm metalik që i nxirrte në pah format fizike.
Gjithsesi, kjo veshje nuk është asgjë në krahasim me veshjen transparente me të cilën u paraqit në AMA.