Ekonomia
Bllokada maqedonase, Panariti: Po shkelet CEFTA
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka shprehur shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore.
Në një bisedë telefonike me homologun e tij në Shkup, Panariti ka informuar Maqedoninë se po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, e nënshkruar nga të dyja vendet për qarkullimin e mallrave.
Nga ana tjetër, këto veprime, thotë ministri Panariti, bien ndesh me frymën e bashkëpunimit dhe njësimit të standardeve.
Në fund, Panariti ka deklaruar se pala shqiptare do të ankimojë bllokadën maqedonase për mallrat shqiptarë.