🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.22 ▲0.72%
ARI 4,685 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,619 ▼ -0.38% ETH $2,098 ▼ -0.76% XRP $1.3169 ▼ -0.92% SOL $79.9200 ▼ -2.22%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.22 ▲0.72 % ARI 4,685 ▲0 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.22 ▲0.72 % ARI 4,685 ▲0 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Blloku nuk lëshon pe për kryeparlamentarin

blloku-nuk-l-euml-shon-pe-p-euml-r-kryeparlamentarin_hdBlloku LDK- AAK- Nisma dhe VV nuk e ka ndërmend që të lëviz nga qëndrimet e tyre.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që posti i kryetarit të Kuvendit i takon PDK-së, si grupi më i madh parlamentar dhe pavarësisht thirrjeve të një pjese të analistëve politik që Blloku duhet të lëshojë pe për kryekuvendarin, përfaqësues të LVAN-it thonë se nuk do të tërhiqen.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani i ka thënë Gazetës Blic se Blloku nuk e ka ndërmend që të tërhiqet.

“Nuk është çështje e pozitave, por e konceptit dhe ndryshimit që duhet të ndodh në Kosovë”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, ndryshimi duhet të jetë i plotë e jo i pjesshëm.

“Shumica parlamentare është e vendosur për ndryshim. Ndryshimi duhet të jetë i plotë dhe jo i pjesshëm. Pres që PDK të reflektojë dhe të hap rrugë për interesin e Kosovës”, ka thënë Ramadani.

Analistët politik në vazhdimësi po i kërkojnë Bllokut që të heq dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që pastaj t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve tjera, si forma më e mirë për tejkalimin e krizës politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.