Blue Panorama shet 100% të aksioneve; Ja sa pjesë tregu ka në Shqipëri
Linja ajrore italiane, e cila vepron dhe në Shqipëri, ka shitur të gjithë kuotat e saj pas 3 vitesh përpjekje për rinovim
Grupi Uvet bleu 100 për qind të aksioneve të linjës ajrore të Blue Panorama dhe është gati të riformatojë kompaninë, shkruan Il Sole 24 Ore. Procedura e administrimit të jashtëzakonshëm të Blue Panorama, e cila do të mbyllet me një faturë me 240 milionë euro më shumë, ka filluar në 2014-n dhe është udhëhequr nga Giuseppe Leogrande në cilësinë e Komisionerit të Jashtëzakonshëm dhe është mbështetur nga Deloitte. Objektivi është që kompania Blue Panorama të integrohet vertikalisht, ka shtuar Luca Ptane, presidenti i grupit Uvet, grup lideri i turizmit dhe udhëtimeve.
Rinovimi filloi 3 vjet më parë
“Shitja e finalizuar sot përfaqëson kulmin e një procesi kompleks ristrukturimi, që filloi më shumë se tre vjet më parë: Përveç riorganizimit të kompanisë, që ishte qëllimi kryesor i operacionit, do të nënvizoja se, gjatë periudhës së administrimit, kompania nuk ka bërë asnjë pushim nga puna, duke llogaritur një fuqi punëtore aktive prej rreth 500 punonjësish, të përfshirë të gjithë në fushën e shitjes.
Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të organeve të procedurës (Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Komitetit Monitorues) për të cilin unë jap vlerësimin tim për bashkëpunimin e ngushtë, edhe në fazat më delikate të kësaj menaxhimit të gjatë dhe kompleks”, komentoi Giuseppe Leogrande, komisioner i jashtëzakonshëm i procedurës.
Në fund të nëntorit, Blue Panorama Airlines, pas marrëveshjes së nënshkruar me operatorin kinez, Phoenix Travel, gjithashtu njoftoi nisjen e pesë rrugëve ajrore të reja në Kinë me nisje dhe mbërritjeve nga Bolonja.
Një qarkullim prej 2.6 miliardë… dhe mbi 1200 agjenci
Grupi Uvet e përkufizon veten si “një qendër italiane e turizmit, një ofruese lider e shërbimeve inovative dhe ofruese e udhëtimeve turistike, menaxhimit të udhëtimeve”. Me mbi 1200 punonjës në shumë tregje europiane, qarkullimi i grupit arrin në rreth 2.6 miliardë euro, duke përfshirë operatorin turistik Settemari dhe rrjetin e agjencisë së rrjetit Uvet, Last Minute Tour dhe Open Travel, i përbërë nga mbi 1,200 agjenci udhëtimi aktive në segmentet e biznesit dhe të kohës së lirë.
Blue Panorama në Shqipëri
Prej disa vitesh Blue Panorama ka aktivitet edhe në Shqipëri, me një rritje të shpejtë pasi mori tregun që la Belle Air, që u mbyll në fund të vitit 2013. Deri në mars të vitit 2017, Blue Panorama kishte në Shqipëri rreth 34% të tregut të fluturimeve, sipas numrit të pasagjerëve, nga 25% në fund të vitit 2015.